Policia e Shtetit nuk është “Vakëf”

Nga ARTUR AJAZI Në qytetet tona, shihen shpesh makina të Policisë Shtetit, që patrullojnë lagjet, akset rrugore , apo dhe marrin njoftime nga salla operative mbi ngjerjet e ndodhura. Në 2-3 vitet e fundit, shikoj se makinat me targa policie, po mbushen gjithnjë dhe më shpesh me djem të rinj dhe vajza të reja, që […]

Nëntor 2, 2024 - 15:00
 0
Policia  e Shtetit  nuk është “Vakëf”

Nga ARTUR AJAZI
Në qytetet tona, shihen shpesh makina të Policisë Shtetit, që patrullojnë lagjet, akset rrugore , apo dhe marrin njoftime nga salla operative mbi ngjerjet e ndodhura. Në 2-3 vitet e fundit, shikoj se makinat me targa policie, po mbushen gjithnjë dhe më shpesh me djem të rinj dhe vajza të reja, që thuhet se “kanë mbaruar shkollën e policisë”. Shpesh qytetarëve u bie barra ti drejtohen këtyre djemve dhe vajzave police, për ndihmë, por fatkeqsisht marrin nga ata përgjigje të vonuara dhe sjellje aspak qytetare. Mos harrojmë se me uniformën e tyre, ata djem dhe vajza të reja, përfaqësojnë shtetin, dhe ligjin. Faktet kanë treguar se makinat me targa policie, kanë brënda kalamanë të paditur, dhe jo policë të shkolluar. Ngjarjet që ndodhin në qytetet tona, kanë shpesh shkak grindjet, sherret, plagosjet, aksidentet apo dhe sherret, vrasjet mes të rinjve apo dhe pjestarëve të bandave kriminale.

Kalamanët e policisë, janë totalisht jashtë realitetit, të paaftë, të pafuqishëm, dhe krejtësisht injorantë të fushës së tyre. Ministri Brendshëm Hoxha ka deklaruar se “do të kemi nën monitorim shkollat nga trupa policore”, por ka rezultuar se brënda oborreve të shkollave si rasti në Fushë Krujë apo dhe Shkodër, plagosen me mjete prerëse apo dhe armë të tjera djem të rinj, pasi janë grushtuar mes tyre. Kalamanët e policisë, i sheh shpesh tek zënë cepa dhe skuta lagjesh, dhe luajnë me celularin, kur 100 metra larg tyre, bllokohet trafiku nga “të fortët”, apo pihet hashashi dhe plas sherri mes adoleshentëve. Policia e Shtetit, duhet të nisë me urgjencë një strukturë kontrolluese në terren, (jo AMP) për të monitoruar punën e patrullave policore në Tiranë dhe rrethe.

Nuk mund të tolerohet sjellja e një patrulle policore, që struken rrugicave dhe luajnë me celularin apo futen në lokale bastesh, ndërkohë që qytetarët telefonojnë 129 dhe 112, për ndihmë dhe raste dhe ngjarje të ndryshme kriminale. Nuk mund të tolerohen më kalamanët me unoformë, që ngrejnë kasetofonin e makinës së policisë, dhe ashtu me uniformë të shkatërruar, mbajnë edhe këmbët majë korskotit. Policia e Shtetit, ka ardhur momenti, ti futet një revizionimi të thellë disiplinor mes efektivëve. Kush ka ardhur nga Shkolla e Policisë, pa formimin e duhur arsimor, qytetar, dhe profesional, vetëm sepse qenkësh “miku i shefit, deputetit apo dikujt tjetër”, ka ardhur koha të largohet me ceremoni turpi, nga rradhët e Policisë Shtetit. Një vend që aspiron të jetë anëtar dinjitoz në familjen e madhe të Bashkimit Europian, nuk mund të ketë në strukturat policore, kalamanë të hazdisur me uniformë, që nuk dinë të sillen, dhe të bëjnë detyrën për të cilën paguhen nga taksat tona.

Ndryshimi duhet të vijë nga drejtorët, shefat e komisariateve,pastaj të zbresë deri tek ata kalamanët me uniformë, që vijnë vërdallë rrugëve të qyteteve me makinat e Policisë Shtetit, duke mos kryer shpesh asnjë prej detyrimeve ligjore që kanë, në siguri të rendit dhe jetës së qytetarëve. Policia e Shtetit, nuk është “Vakëf”, por strukturë dinjitoze dhe pasqyrë e shtetit ligjor, nuk është streha ku punësohen miqtë dhe farefisi, por institucioni ku qytetari, duhet të gjejë mbështetje për çdo akt kriminal dhe shkelje ligjore. Reformimi i nisur së fundmi, jep shpresë se gjithçka do të ndryshojë pozitivisht.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.