“Prekja e gjuhës, fuçi baruti!” Ali Ahmeti kërkon ndërhyrjen e Tiranës dhe të Prishtinës

Kryetar i Bashkimit Demokrqati8k për integrim Ali Ahmeti ka përsëritur shqetësimin se prekja e çështjes së gjuhës në Maqedoninë e Veriut  do të

Nëntor 2, 2024 - 16:00
 0
“Prekja e gjuhës, fuçi baruti!” Ali Ahmeti kërkon ndërhyrjen e Tiranës dhe të Prishtinës

Kryetar i Bashkimit Demokrqati8k për integrim Ali Ahmeti ka përsëritur shqetësimin se prekja e çështjes së gjuhës në Maqedoninë e Veriut  do të ishte një fuçi baruti. Në një intervistë për mediat, Ahmeti ka theksuar se kjo po bëhet me qëllim nga partia në pushtet me qëllim heqjen nga përfaqësimi etnik i shqipttarëve në institucione.

“Partia politike më e madhe maqedonase, në emër të cilësisë, do të bëjë përzgjedhjen e maqedonasve, pasi gjoja shqiptarët nuk i plotësojnë standardet, nuk i plotësojnë kriteret. Kjo është bërë me një prapavijë të sofistikuar, që shqiptarët të mos jenë të përfaqësuar në organet e shtetit”, tha Ahmeti.

AHmeti kërkoi të ngrihet zëri për përçështjen  e gjuhës në Tiranë por veçanërisht në Prishtinë, ku qeveria mbështet partinë në pushtet VLEN.

“Kjo nuk është çështje partiake, por një çështje që u takon të gjithë shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe në Shqipëri. Edhe Kosova ka një obligim moral dhe kombëtar që ta ngrejë zërin dhe të mos pajtohet me rrezikimin apo cenimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Kreu i BDI  riktheksoi angazhimin për ndryshimet kushtetuese të cilat janë kusht për integrimin e vendit në BE.

“Ne, në vazhdimësi kemi apeluar që ndryshimi i Kushtetutës duhet bërë, sepse nuk humbin asgjë bashkëqytetarët tanë maqedonas, përkundrazi bëhet dallimi mes komunitetit bullgar dhe atij maqedonas”, u shpreh kreu i BDI.

MAqedonia e Veriut dhe SHqipëria kanë ndjekur të njëjtën rrugë të përbashkët drejt BE deri pak kohë më parë, kur secili nga vendet do ti vazhdojë proceset ndarazi. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.