Rriten të ardhurat për banorë, projektbuxheti: Në 2025 të ardhurat rriten me 521 euro
Rriten të ardhurat për çdo banor në vend. Në relacionin e projektbuxhetit për vitin 2025 parashikohet që të ardhurat për çdo qytetar shqiptar të shtohen me 521 euro vitin që vjen. Sipas të dhënave zyrtare parashikohet që në vitin 2025 të ardhurat për frymë në një vit të arrijnë në 10 mijë e 94 euro […]
Rriten të ardhurat për çdo banor në vend. Në relacionin e projektbuxhetit për vitin 2025 parashikohet që të ardhurat për çdo qytetar shqiptar të shtohen me 521 euro vitin që vjen. Sipas të dhënave zyrtare parashikohet që në vitin 2025 të ardhurat për frymë në një vit të arrijnë në 10 mijë e 94 euro për banor për të vijuar në vitet në vijim me një rritje pak më të lartë. Në këtë mënyrë parashikohet që të ardhurat për frymë të arrijnë në 10 mijë e 660 euro në 2026 dhe rreth 11 mijë e 257 euro në 2027.
Rritja e të ardhurave parashikohet të ndikojë në rritjen e konsumit në vend dhe si rrjedhojë konsumi privat parashikohet të jetë nxitësi kryesor i rritjes së PBB-së, stimuluar kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimi në tregun e punës.
Në projekt buxhetin e për vitin e ardhshëm parashikohet që ulje e ndjeshme e shkallës së papunësisë e cila pritet të bjerë nën 10%.Ulja e papunësisë pritet të vijoj me ritme të njëjta edhe përgjatë viteve të tjera. Shërbimet parashikohet të kenë kontributin më të madh të rritjes së punësimit në vend.
Projeksionet e qeverisë janë që niveli i papunësisë të vijoj duke zbritur në 9.3% në vitin 2027. Rritja ekonomike parashikohet në normën 3.9 përqind për vitin 2024 dhe përgjatë periudhës afatmesme në vijim 2025-2027 parashikohet mesatarisht rreth 4.0 përqind në vit.
PBB per banor 2024 9.573 euro
PBB per banor 2025 10.094 euro
PBB per banor 2026 10.660 euro
PBB per banor 2027 11.257 euro
What's Your Reaction?