UEFA dënon Serbinë, shkak shovinizmi i tifozëve të saj ndaj Kosovës
Gjatë ndeshjejes Serbi-Zvicër për Nations League, kishte thirrje të vazhdueshme kundër Kosovë nga tifozët serbë. Kjo edhe për shkak të kapitenit të helvetëve, kosovarit Granit Xhaka. Dhe UEFA të premten mori vendimet lidhur me shkeljet e bëra nga huliganët serbë. Në fushë te Zvicra ishte Granit Xhaka, që është fishkëllyer sa herë që ka pasur […]
Gjatë ndeshjejes Serbi-Zvicër për Nations League, kishte thirrje të vazhdueshme kundër Kosovë nga tifozët serbë. Kjo edhe për shkak të kapitenit të helvetëve, kosovarit Granit Xhaka. Dhe UEFA të premten mori vendimet lidhur me shkeljet e bëra nga huliganët serbë.
Në fushë te Zvicra ishte Granit Xhaka, që është fishkëllyer sa herë që ka pasur kontakt me topin. Fishkëllima kishte edhe me rastin e ekzekutimit të himnit të Zvicrës.
Federata Serbe është përballur me tri akuza: transmetimi i mesazhit që nuk është i përshtatshëm për ngjarje sportive; sjellje raciste dhe sjellje diskriminuese, trazira gjatë himneve kombëtare.
Për sjellje diskriminuese të tifozëve të saj, Federata Serbe e Futbollit është dënuar me 25 mijë euro dhe me mbyllje të pjesërishme të stadiumit për ndeshjen e ardhshme. Por pjesa e dytë e dënimit, për mbyllje të 4.000 vendeve në stadium, është me kusht për dy vjet.
Për shkak se u fishkëllye himni i Zvicrës nga tifozët serbe, Federata Serbe e Futbollit është gjobitur me 10 mijë euro.
17.500 euro, Federata Serbe do t’i paguajnë në UEFA për transmetim të mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarje sportive. Këtu përfshihen edhe thirrjet e vazhdueshme anti-Kosovë.
What's Your Reaction?