Britani, u sulmua nga qeni i familjes, ndërron jetë tragjikisht 10-vjeçarja
Një vajzë 10-vjeçare ka vdekur pasi është sulmuar nga qeni i familjes në shtëpinë e saj në Yorkshire, ka konfirmuar policia lokale. Ngjarja ka ndodhur në
Një vajzë 10-vjeçare ka vdekur pasi është sulmuar nga qeni i familjes në shtëpinë e saj në Yorkshire, ka konfirmuar policia lokale. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Maltonit të premten.
Pavarësisht përpjekjeve të një kalimtari që ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas bluzave të bardha, e mitura ka dhënë frymën e fundit pasi ka marrë plagë të rënda.
Sipas njoftimit të policisë, qeni është larguar nga një familjar pas sulmit, ndërsa më pas është dërguar pranë një strehe për kafshët, ku ndodhet për momentin.
Një zëdhënës i policisë tha se autoritetet po ofrojnë mbështetje psikologjike për familjen ndërsa hetimet vazhdojnë.
Policia i kërkoi publikut që të përmbahet nga spekulimet për ngjarjen, në shenjë respekti për nevojën e familjes për privatësi./vizionplus.tv
What's Your Reaction?