Rrëfimi i Taulantit: Verbëria nuk e pengon të punojë si DJ, por edhe të montojë

Kur jeta të përball me sfida duhet të gjesh forcën mos të heqësh dorë, por të vazhdon të luftosh për të realizuar ëndrrat dhe pasionet e tua. Ky është mesazhi që jep 41-vjeçari nga Vlora, Taulant Sadiraj, i cili në moshën 5-vjeçare ka humbur shikimin si pasojë e temperaturës së lartë. Kjo situatë nuk e […]

Nëntor 3, 2024 - 15:00
 0
Rrëfimi i Taulantit: Verbëria nuk e pengon të punojë si DJ, por edhe të montojë

Kur jeta të përball me sfida duhet të gjesh forcën mos të heqësh dorë, por të vazhdon të luftosh për të realizuar ëndrrat dhe pasionet e tua.

Ky është mesazhi që jep 41-vjeçari nga Vlora, Taulant Sadiraj, i cili në moshën 5-vjeçare ka humbur shikimin si pasojë e temperaturës së lartë. Kjo situatë nuk e ka stepur aspak për të ndjekur ëndrrën e tij

Ndodhemi në fshatin Kaninë të Vlorës për të trokitur në derën e një studio të vogël, të krijuar nga Taulant Sadiraj në ambientet e shtëpisë së tij. Një personazh i veçantë për qytetin e Vlorës pasi ushtron profesionin e DJ dhe jo vetëm duke mos pasur shikimin.”

Sadiraj tregon se profesionin e DJ e ka zotëruar pas shumë vitesh që është ushtruar për të mësuar si funksionojnë pajisjet dhe ku ndodhen komandat. Ai tregon se mungesa e shikimit nuk e ka ndalur të marrë pjesë si Dj në dasma, evente familjare dhe festa të fshatrave teksa i sheh ato si një përgjegjësi e madhe.

Nuk luan vetëm muzikë por është pjesëmarrës dhe në klipe dasmash teksa filmimet që i realizon me kolegët e tij i monton vetë. Taulant Sadiraj tregon se ka përvetësuar dhe montazhin nëpërmjet programit që i tregon komandat me zë.

Taulanti është babai i tre fëmijëve ku familjen e cilëson si dhuratën e tij më të madhe. Pasionin për muzikën e ka trashëguar dhe tek vajza e tij e cila këndon muzikë popullore vlonjate. Sadiraj tregon se kujdeset në detaje për çdo aktivitet të saj

Është tërhequr edhe nga futbollin teksa më parë ka qenë pjesë e ekipit kombëtar për të verbër duke marrë pjesë në kampionate europiane. Largimin nga futbolli e cilëson si kujtimin më të keq të jetës së tij

Taulant Sadiraj, 41 vjeç është i lidhur ngushtësisht dhe me fshatin e tij Kaninën ndaj dhe studio që ka krijuar mban të njëjtin emër Studio Kanina.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.