Skandali i korrupsionit në Universitetin e Elbasanit, më 5 Nëntor vlerësimi i arrestit dhe i masave të sigurisë për pedagogët

Pak pas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, edhe Gjykata e Elbasanit ka reaguar në lidhje me operacionin e arrestimit të pedagogëve të akuzuar për korrupsion në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Ciklit të Ulët. Pas regjistrimit të çështjes dhe masave paraprake që janë dhënë, 8 ndalime me paraburgim, Gjykata njofton se vlerësimi i këtyre masave paraprake […]

Nëntor 3, 2024 - 19:00
 0
Skandali i korrupsionit në Universitetin e Elbasanit, më 5 Nëntor vlerësimi i arrestit dhe i masave të sigurisë për pedagogët

Pak pas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, edhe Gjykata e Elbasanit ka reaguar në lidhje me operacionin e arrestimit të pedagogëve të akuzuar për korrupsion në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Ciklit të Ulët.

Pas regjistrimit të çështjes dhe masave paraprake që janë dhënë, 8 ndalime me paraburgim, Gjykata njofton se vlerësimi i këtyre masave paraprake të vendosura do të bëhet në datën 5 nëntor (të martën”.

Deri tani ka 6 pedagogë të arrestuar, një të shpallur në kërkim dhe gjithashtu sekseri i dyshuar po në pranga. Ata u kallëzuan nga një qytetar për ryshfet me provimet e mbartura të një studente, duke i regjistruar. Prokuroria tha se sekuestroi edhe prova dhe ka dyshime të arsyeshme.

“Në lidhje me ngjarjen e datës 1.11.2024 të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u regjistrua procedimin penal 1362/2024 për veprat penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, “shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm sqaron gjithashtu se “caktoi seancën për “vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie” për më datë 5 Nëntor 2024, ora 09:30”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.