Zbulohet ku do të jetë Kamala Harris natën e zgjedhjeve, vendi që ka shënuar një etapë të rëndësishme në jetën e saj

Kamala Harris do të jetë në Universitetin Howard natën e zgjedhjeve. Në këtë institucion arsimor merr pjesë elita afrikano-amerikane, përfshirë edhe kandidaten demokrate

Nëntor 4, 2024 - 12:30
 0
Zbulohet ku do të jetë Kamala Harris natën e zgjedhjeve, vendi që ka shënuar një etapë të rëndësishme në jetën e saj

Kamala Harris do të jetë në Universitetin Howard natën e zgjedhjeve. Në këtë institucion arsimor merr pjesë elita afrikano-amerikane, përfshirë edhe kandidaten demokrate për president.

I mbiquajtur “Harvardi i zi”, Universiteti Howard në Uashington, ka një vend qendror në historinë personale të zv.presidentes amerikane: pasi u diplomua nga atje në 1986, ajo është kthyer disa herë.

“Universiteti Hoëard është një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës sime”, tha ajo në vitin 2019 gjatë fushatës zgjedhore presidenciale 2020, duke folur nga kampusi. Prezenca atje nesër, e martë, e Harris, e cila mund të bëhet gruaja e parë dhe presidentja e parë me ngjyrë e SHBA-ve, është plot simbolikë.

Disa fjalë për Universitetin Howard

Universiteti privat u themelua në vitin 1867 nga Kongresi Amerikan menjëherë pas Luftës Civile dhe heqjes së skllavërisë në të gjithë vendin. Ai e mori emrin nga Oliver Howard, një gjeneral verior i cili ishte veçanërisht i përfshirë në edukimin e ish-skllevërve.

Pas themelimit të tij, ai u bë më prestigjiozi nga rreth 100 universitetet historikisht me ngjyrë, dhe shumica e studentëve janë ende afrikano-amerikanë ose anëtarë të pakicave. Universiteti Howard, i cili ka rreth 11,000 studentë, përbëhet nga ndërtesa impozante me tulla të kuqe dhe kolona të bardha.

Harris kishte shkuar në universitet në mes të gushtit për t’u përgatitur për debatin e saj me Trump, duke u thënë studentëve me këtë rast: një ditë “ju mund të kandidoni për president të Shteteve të Bashkuara”.

Personalitete të mëdha

Në këtë universitet kanë studiuar personalitete të mëdha, si shkrimtari, fitues i çmimit Nobel, Toni Morrison. Thurgood Marshall, një avokat i rëndësishëm në lëvizjen e të drejtave civile të viteve 1950 dhe i pari avokat afrikano-amerikan i emëruar në Gjykatën e Lartë të SHBA, studioi gjithashtu atje.

Harris u frymëzua prej tij për të studiuar në Howard dhe për të praktikuar drejtësi. Si studente ajo ishte anëtare e ekipit të debatit të universitetit dhe mori pjesë në protestat kundër aparteidit në Afrikën e Jugut.

Përveç kësaj, ai ishte bashkuar me një vëllazëri, siç e kanë zakon të bëjnë studentët në universitetet amerikane. E saja, Alpha Kappa Alpha, u themelua në vitin 1908 dhe përfshin dhjetëra mijëra gra të zeza, një rrjet i rëndësishëm ku Harris u mbështet gjatë fushatës së saj. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.