EMRI/ I dënuar me 24 vite burg për vrasje, dorëzohet në polici autori
Granit Elshani, i akuzuar për një vrasje në vitin 2010 në një diskotekë në Pejë, është dorëzuar në Policinë e Kosovës. Avokatja e tij, Kosovare Kelmendi tha se Elshani është pritur sot nga zyrtarët policor në Aeroportin e Prishtinës dhe më pas është dërguar në Qendrën e Paraburgimit. “Graniti i është përgjigjur vullnetarisht vendimit të […]
Granit Elshani, i akuzuar për një vrasje në vitin 2010 në një diskotekë në Pejë, është dorëzuar në Policinë e Kosovës.
Avokatja e tij, Kosovare Kelmendi tha se Elshani është pritur sot nga zyrtarët policor në Aeroportin e Prishtinës dhe më pas është dërguar në Qendrën e Paraburgimit.
“Graniti i është përgjigjur vullnetarisht vendimit të Gjykatës për caktimin e paraburgimit dhe i njëjti përmes meje ka njoftuar organet policore se do të kthehet dhe paraqitet sot. I njëjti është pritur nga zyrtarët policor në aeroportin e Prishtinës dhe është dërguar drejtë në Qendër të Paraburgimit”, tha ajo.
Në shtator të 2024, Gjykata e Apelit shpalli fajtor Granit Elshanin. Ai ishte i dënuar me 24 vite burgim.
/a.r
What's Your Reaction?