Amerikanët vendosin me votë, Trump: Sondazhet të korruptuara. Harris: Do ndaloj luftën në Gaza
Numërimi mbrapsht ka nisur. Amerikanët do të vendosin me votë cili do të jetë presidentin e ri i Shteteve të Bashkuara. Në fjalimin
Numërimi mbrapsht ka nisur. Amerikanët do të vendosin me votë cili do të jetë presidentin e ri i Shteteve të Bashkuara. Në fjalimin e tij të mbajtur në Pensilvani kandidati i republikanëve Donald Trump u shpreh se tani është momenti që qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre, ndërsa hodhi akuza për disa sondazhe.
“Kemi dy ditë dhe kemi marrë gjithë këtë katrahurë që po ndodh me shtypin, me disa lajme të rreme dhe sondazhet e rreme. Dhe meqë ra fjala, sondazhet janë po aq të korruptuara sa ata që bëjnë këto sondazhe. Me votën tuaj të martën, ne do të pushojmë Kamalën dhe do të shpëtojmë Amerikën. Ne do të ulim taksat tuaja, do t’i japim fund inflacionit, do të ulim çmimet tuaja, do të rrisim pagat tuaja”, tha Trump.
Ndërsa kandidatja e demokrateve Kamala Harris u fokusua tek fund i luftës në Gaza, në fushatën e saj në Michigan.
“Unë do të bëj gjithçka për t’i dhënë fund luftës në Gaza, për të sjellë pengjet në shtëpi, për t’i dhënë fund vuajtjeve, për tu siguruar që Izraeli të jetë i sigurte dhe që populli palestinez të mund të realizojë të drejtën e tij për dinjitet, liri, siguri e vetëvendosje”, tha Harris.
Ndërkohë sipas sondazheve të fundit Trump kryeson në 5 shtete të cilat janë Pensilvania , Nevada, Georgia , Karolina e Veriut,Arizona ndërsa Kamala Harris është përpara me një diferencë të vogël në Ëiskons dhe Michigan. Megjithatë mbetet për tu parë se cili do ti fitoj këto zgjedhje, pasi sondazhet mund të përmbysen. Po ashtu mediat theksojnë se gara mes kandidatëve është tejet e ngushtë. Harris ka fituar së fundmi mbështetje të fortë nga votueset gra , ndërsa Trump ka fituar përkrahjen më të madhe të burrave. Mbi 78 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, duke ju afruar gjysmës së totalit prej 160 milionë votash të parakohshme. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?