“Kosova të ndëshkojë kriminelët”, raportuesi i PE për Serbinë: Beogradi të mos pengojë Prishtinën në organizatat ndërkombëtare
Raportuesi i ri për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka deklaruar se Beogradi duhet të vendosë përpara drejtësisë përgjegjësit për sulmin terrorist
Raportuesi i ri për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka deklaruar se Beogradi duhet të vendosë përpara drejtësisë përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
“Serbia duhet të iniciojë dhe të përfundojë procesin e përcaktimit të përgjegjësisë të atyre që ishin të përfshirëve në ngjarjet e Banjskës dhe të punojë për qetësimin e përhershëm të situatës në veri të Kosovës”, tha Picula.
Po ashtu, diplomati kroat ka folur edhe për gjasat që Kosova të behet anëtare e Organizatës së Kumbeve të Bashkuara.
“Mendoj se bëhet fjalë kryesisht për procese plotësuese dhe paralele, përfundimi i të cilave varet nga shumë faktorë. Sipas marrëveshjeve në kuadër të dialogut, kërkohet që Serbia të mos pengojë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh ai.
Picula ka theksuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të mbyllet me marrveshje. Sipas tij qeveria serbe shpesh here demonstron tendenca autoritare dhe antievropiane dhe se mos vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë po e largon cdo dite e me shume Beogradin nga Bashkimi Europian. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?