Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve i konfirmuar në disa ferma të Kasharit në Tiranë, nuk rezulton të ketë prekur qytetarë apo fermerë. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se deri tani nga analizat e kryera në njerëz nuk ka raste të infektuar me  influencën aviare, H5N1. Silva Bino, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik  thotë […]

Nëntor 4, 2024 - 17:30
 0
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve i konfirmuar në disa ferma të Kasharit në Tiranë, nuk rezulton të ketë prekur qytetarë apo fermerë.

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se deri tani nga analizat e kryera në njerëz nuk ka raste të infektuar me  influencën aviare, H5N1. Silva Bino, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik  thotë se rreziku i infektimit nga shpendët tek njeriu është i lartë tek personat që kujdesen për rritjen e tyre.

Virusi transmetohet përmes kontakteve të afërta dhe spërklave të shpendit të sëmurë. Ndërsa shenjat e H5N1 te njeriu, fillimisht ngjasojnë me gripin e stinës, por rëndimi i frymëmarrjes dhe shfaqja e shenjave të tjera duhet të alarmojnë fermerin për të raportuar te mjeku situatën e tij.

Por me rishfaqjen e gripit të shpendëve Silva Bino këshillon qytetarët që vezët dhe mishin e shpendëve ta gatuajnë në temperature të larta. Ekspertët e ISHP i bëjnë thirrje fermerëve dhe drejtuesve të pularive që asgjësimi i shpendëve të sëmura bëhet sipas protokolleve të duhura.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.