Pse këto zgjedhje po trembin Amerikën dhe qetësojnë Shqipërinë!

Nga Dritan Hila Ka dy ditë që platformat sociale janë të përmbytura nga spotet elektorale të mbështetësve të Kamala Harris edhe në vende si Shqipëria, aq pak ndikuese në këto zgjedhje. Bill Klinton që ecën rrugëve të Filadelfias dhe kërkon votë për Kamalën; Barack Obama dhe bashkëshortja në mitingje elektorale që shpjegojnë regresin që do […]

Nëntor 4, 2024 - 18:30
 0
Pse këto zgjedhje po trembin Amerikën dhe qetësojnë Shqipërinë!

Nga Dritan Hila

Ka dy ditë që platformat sociale janë të përmbytura nga spotet elektorale të mbështetësve të Kamala Harris edhe në vende si Shqipëria, aq pak ndikuese në këto zgjedhje. Bill Klinton që ecën rrugëve të Filadelfias dhe kërkon votë për Kamalën; Barack Obama dhe bashkëshortja në mitingje elektorale që shpjegojnë regresin që do pësojnë reformat sociale të demokratëve nëse vjen Trump; aktorë të famshëm si Harrison Ford, Robert De Niro, Arnold Shvarceneger (ky një republikan) që bëjnë spote elektorale kundër Trumpit; aktore si Ashley Judd që bëjnë mitingje sensibilizimi kundër seksizmit të Trump e deri tek “Republikanët kundër Trump”, të gjithë janë në një përpjekje të ethshme. Krahas tyre edhe ish figura, gjeneralë, këshilltarë e deri tek John Bolton i cili para tetë vitesh ishte i frikshëm në izolacionizmin dhe antieuropeizmin e tij, thonë që rikthimi i Trump do të jetë fatkeqësi.

Atëherë çfarë i tremb këta njerëz?

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.