Gjysma e popullsisë së Tiranës, të ardhur nga rrethet: Mbi 15%, dibranë e kuksianë!

Gjysma e popullsisë së qarkut të Tiranës janë të ardhur të zhvendosur nga rrethet e tjera të Shqipërisë. “52% e popullsisë së qarkut të Tiranës mbizotërohet nga të lindurit në bashkinë e kryeqytetit. Ajo që bie në sy nga të dhënat e Censit është se dibranët janë të dytët për nga numri i lartë i […]

Nëntor 4, 2024 - 19:00
 0
Gjysma e popullsisë së Tiranës, të ardhur nga rrethet: Mbi 15%, dibranë e kuksianë!

Gjysma e popullsisë së qarkut të Tiranës janë të ardhur të zhvendosur nga rrethet e tjera të Shqipërisë.

“52% e popullsisë së qarkut të Tiranës mbizotërohet nga të lindurit në bashkinë e kryeqytetit. Ajo që bie në sy nga të dhënat e Censit është se dibranët janë të dytët për nga numri i lartë i popullsisë rezidentë në qarkun e Tiranës.”

Konkretisht, të ardhurit nga Dibra përbëjnë 8.4 % të popullsisë në qarkun e Tiranës. E thënë ndryshe, në Tiranë jetojnë 64 mijë qytetarë me vendlindje në Dibër.

Ndërsa në vend të tretë janë renditur kukësianët, të cilët kanë lënë qytetin e tyre të lindjes dhe janë zhvendosur në Tiranë. Sipas INSTAT, janë afro 49 mijë kukësianë që jetojnë në qarkun e Tiranës, duke zënë 6.4 % të popullsisë të këtij qarku.

Në total, të zhvendosurit nga Dibra dhe Kukësi, përbëjnë 15 % të popullsisë së qarkut të Tiranës.

Për shkak të mundësive të shumta për punësim apo shkollim, edhe korçarët kanë zgjedhur në një numër të madh Tiranën për të jetuar, duke u renditur të katërtit për numrin e lartë të poullsisë banuese në këtë qark.

Sipas të dhënave të Censit, në qarkun e Tiranës jetojnë 758 mijë banorë, duke përfshirë bashkinë e Tiranës, Kamzës, Vorën, Kavajën dhe Rrogozhinën.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.