Mesataret e sondazheve më të fundit në SHBA

Nga Eduard Zaloshnja Meqë falë sistemit elektoral presidencial në SHBA, gara është përqendruar aktualisht në 7 shtete kyçe ndër 50 shtetet e federatës amerikane, shumë faqe interneti mesatarizojnë sondazhet e ndryshme që zhvillohen në secilin nga këto shtete. Por disa prej tyre mesatarizojnë sondazhe të javëve të fundit, ndërsa disa të tjera i selektojnë sondazhet […]

Nëntor 5, 2024 - 10:00
 0
Mesataret e sondazheve më të fundit në SHBA

Nga Eduard Zaloshnja

Meqë falë sistemit elektoral presidencial në SHBA, gara është përqendruar aktualisht në 7 shtete kyçe ndër 50 shtetet e federatës amerikane, shumë faqe interneti mesatarizojnë sondazhet e ndryshme që zhvillohen në secilin nga këto shtete. Por disa prej tyre mesatarizojnë sondazhe të javëve të fundit, ndërsa disa të tjera i selektojnë sondazhet bazuar në kritere të ndryshme statistikore.

Report TV dhe Shqiptarja.com, me ndihmën e statisticienit Eduard Zaloshnja, ka mesatarizuar vetëm sondazhet e tre ditëve më të fundit (2-4 nëntor) në secilin nga shtetet kyçe për garën presidenciale në SHBA, si dhe ka llogaritur intervalin e sigurisë statistikore të rezultatit në secilin shtet (bazuar në mesataren e ponderuar të marzhit të gabimit statistikor).

Me siguri statistikore pothuaj të plotë, Kamala Harris mbetet në Shtëpinë e Bardhë po fitoi në Pennsilvani, Miçigan dhe Uiskonsin (qoftë edhe me vetëm 0.0001% epërsi në secilin shtet). Përndryshe, ka disa skenarë në të cilët mund të fitojë ose Trump, ose Kamala.

Deri më sot, diferencat mes dy kandidatëve kryesorë janë brenda intervalit statistikor të diferencave mes rivalëve në të shtata shtetet (shihni tabelën më poshtë).

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.