Shifrat “e çmendura” të Lamine Yamal, në moshën e tij Messi debutonte te Barcelona
Lamin Yamal ka çmendur botën e futbollit me veprimet e tij. Pak ditë pas fitimit të çmimit Kopa, 17-vjeçari i Barcelonës arriti të
Lamin Yamal ka çmendur botën e futbollit me veprimet e tij. Pak ditë pas fitimit të çmimit Kopa, 17-vjeçari i Barcelonës arriti të spikasë edhe në derbin katalanas ndaj Espanyolit, duke i dhënë një asist magjik me pjesën e jashtme Dani Olmos.
Yamal është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit të viteve të fundit dhe vazhdimisht dëshmon se sa larg është ai nga fëmijët e tjerë të moshës së tij. Këtë e dëshmojnë faktet, pasi në moshën që është tashmë Yamal, Lionel Messi debutoi me fanellën e Barcelonës disa vite më parë.
Më konkretisht, Messi debutoi zyrtarisht me “Blaugranat” në moshën 17 vjeç e 114 ditë. Pikërisht në të njëjtën moshë është tashmë Lamin Yamal i cili ka “thyer” të gjitha rekordet, duke kaluar tashmë një rrugë që është për pakkënd.
Në moshën kur Messi debutoi me Barcelonën, Yamal ka 66 paraqitje zyrtare me “Blaugranët” me 13 gola dhe 17 asistime, duke fituar tashmë një kampionat. Gjatë kësaj kohe Yamal sigurisht që ka luajtur edhe me kombëtaren spanjolle, duke numëruar me “Furia Roja” 17 paraqitje me 3 gola e 9 asistime dhe duke fituar Europianin e fundit. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?