I shpallur në kërkim nga Gjermania, kapet në Itali 31-vjeçari shqiptar
Një 31-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga nga policia italiane. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Gjermania për vjedhje prone. Shqiptari u
Një 31-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga nga policia italiane. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Gjermania për vjedhje prone.
Shqiptari u ndalua në kontrollin e pasaportave në aeroportin “Valerio Catullo” në Verona, menjëherë pas mbërritjes nga Tirana.
Gjatë kontrolleve rutinë të dokumentave, policia gjeti një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet e Hamburgut kundër 31-vjeçarit.
Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në një organizatë kriminale të specializuar në vjedhjet me banesa.
Shqiptari u arrestua dhe u transferua në burgun e Veronës , ku tashmë ndodhet në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për procedurat e ekstradimit.
What's Your Reaction?