Kreditë e buta, nënkryetari i Bashkisë Tiranë: Aplikimi në dy faza, tre janë grupet prioritare

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në fillim të tetorit të këtij viti kriteret e reja për përfituesit e programeve të strehimit social, ndërsa pritet të hapen aplikimet. Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi tha se aplikimet për kredi të buta hapen brenda pak ditësh, por do të ketë një njoftim publik nga bashkia për të […]

Nëntor 5, 2024 - 13:00
 0
Kreditë e buta, nënkryetari i Bashkisë Tiranë: Aplikimi në dy faza, tre janë grupet prioritare

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në fillim të tetorit të këtij viti kriteret e reja për përfituesit e programeve të strehimit social, ndërsa pritet të hapen aplikimet. Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi tha se aplikimet për kredi të buta hapen brenda pak ditësh, por do të ketë një njoftim publik nga bashkia për të gjithë qytetarët e interesuar.

Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, nënkryetari Seferi tha se aplikimi do të kalojë në dy faza, ndërsa shtoi se tre janë grupe prioritare për përfitimin e kredive të buta.

“Këshilli Bashkiak ka miratuar formulën e pikëzimit që përmban kriteret e reja, por ajo që është risi këtë vit është se ka edhe tre grupe prioritare. Prioritet janë familja me bashkëshort deri në 40 vjeç, para tre vitesh ishte 30 vjeç, kategoria e dytë janë  familje të komunitetit rom ose egjiptian, dhe kategoria e tretë janë gratë me status special nga gjykata, si gratë e dhunuara apo ato me urdhër mbrojtje.

Faza e aplikimeve do të hapet nga një shpallje publike që do të bëhet nga ana e bashkisë. Është e ndarë në dy faza. Faza e parë është që të aplikohet te e-albania, ndërsa faza e dytë do vihet pranë drejtorive të bashkisë për të bërë aplikimin. Familjet që kanë një pronë në emër të tyre i skualifikon, pasi këto janë kredi që u vijnë në ndihmë familjeve që nuk kanë asnjë pronë”, u shpreh Seferi.

Duke iu referuar çmimeve të pronës dhe vlerës së apartamenteve gjatë viteve të fundit, nënkryetari i bashkisë Tiranë tha se do të ketë edhe një indeksim të çmimeve në mënyrë që kredia e dhënë t’i përshtatet vlerës së tregut për blerjen e një apartamenti.

“Ky është një program në ndihmë të shtresave në nevojë. Nga 2015 deri me sot janë dhënë 3561 kredi të buta ku pritet t’i shtohen edhe 1200 kreditë që hapen pas pak ditësh. E dimë që në 5 vitet e fundit vlera e pronës është dyfishuar dhe nuk mund të japim më kredi duke pasur referim çmimesh ato që e kemi pasur para 5 vitesh. Për këtë arsye po indeksohen çmimet në bazë të referencave të Entit të Banesave që përcakton çmimet e shitjeve në zona të ndryshme dhe në funksion të saj po emetohet vlera e dhënies së kredive”, tha Seferi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.