1 në 2 qytetarë në Tiranë beqarë. Mbizotërojnë të rinjtë, por…

1 në 2 qytetarë në Tiranë është beqar. Kështu tregojnë rezultatet finale të censit 2023. Është mosha 18 deri në 34 vjeç që rezulton e pamartuar ndonjëherë sipas statusit të gjendjes civile. Janë meshkujt ata të cilët mbizotërojnë me këtë status ku vetëm në qarkun e Tiranës numërohen rreth 163361 të tillë ndërsa femra 150 […]

Nëntor 5, 2024 - 15:30
 0
1 në 2 qytetarë në Tiranë beqarë. Mbizotërojnë të rinjtë, por…

1 në 2 qytetarë në Tiranë është beqar. Kështu tregojnë rezultatet finale të censit 2023. Është mosha 18 deri në 34 vjeç që rezulton e pamartuar ndonjëherë sipas statusit të gjendjes civile.

Janë meshkujt ata të cilët mbizotërojnë me këtë status ku vetëm në qarkun e Tiranës numërohen rreth 163361 të tillë ndërsa femra 150 mijë.

Synimi për tu shkolluar, arritja e një pune me pagë të mirë, por pasja edhe e një banese janë arsyet që po i vonojnë të rinjtë të krijojnë një familje.

Ata që sot janë prindër vështirë të mendojnë për një fëmijë tjetër, pa një gjendje të sigurt ekonomike. Ndërsa të rinjtë pohojnë se nuk duan të krijojnë familje apo të bëhen prindër në moshë të re.

“Ne breza të tërë jemi edukuar me modelin shkollohesh, martohesh e lind fëmijë, sot të rinjtë nuk mendojnë këtë gjë. Por përkundrazi mendojnë si të shkollohen më shumë, të krijojnë një bazë ekonomike më të mirë, si të avancojnë profesionalisht”, thotë për A2 CNN sociologia Entela Binjaku.

Beqarë në Tiranë nuk kemi vetëm në radhët e të rinjve. Nëse ndalemi në grupmoshën mbi 55 vjeç numërohen rreth 5 mijë e 200 qytetarë të pamartuar ndonjëherë, ku 476 janë mbi moshën 75 vjeç.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.