Real-Milan, 22 trofe në “Bernabeu”, Zhegrova sfidon Juventusin, Liverpool-Bayern duel spektakli në “Anfield”
Real Madrid-Milan është superdueli që do të mbajë më së shumti gjallë interesin e të apasionuarëve të futbollit sot në Tring në një
Real Madrid-Milan është superdueli që do të mbajë më së shumti gjallë interesin e të apasionuarëve të futbollit sot në Tring në një prej ndeshjeve të javës së katërt të fazës së ligës në Champions. 22 trofe të këtij kompeticioni zbresin në fushë, 15 herë fituesit Real Madrid, rekordmen dhe kampion në fuqi, përballë kuqezinjve, 7 herë fitues, por larg emrit që kanë. Madrilenët janë favoritë në letër. Janë më të freskët fizikisht sepse nuk luajtën në fundjavë në kampionat ndaj Valencias për shkak të tragjedisë në këtë qytet.
Madje trajneri Anceloti i pyetur në konferencë tha se do të ishte mëse normale që futbolli në Spanjë të ndalej totalisht në një moment kaq të rëndë e tragjik. Los Blankos kanë gjashtë pikë në renditje dhe nuk kanë ndërmend të tolerojnë më. Mbappe Belingham dhe Vinisiues do formojnë treshen e artë të sulmit, ndërsa Rodrigo është rikuperuar por e nis nga stoli. Mungojnë Kuirtua, Karvahal dhe Alaba. Milani ka marrë vetëm 3 pikë në tre ndeshje dhe është në situatë edhe më të vështirë në klasifikimin e Champions. Kuqezinjtë shkojnë me seanca të pakta në Madrid. Rikthehet titullar tek ekipi Italian, Rafael Leaoi ndëshkuar jo pak nga trajneri Fonseka javët e fundit. Surpriza e formacionit mund të jetë Musah.
Një tjetër ndeshje e madhe e mbrëmjes, është ajo mes Liverpul dhe Bajer Leverkusen. Xabi Alonso, trajner i skuadrës gjermane kthehet në Anfilld stadium ku ka dhënë dhe ka marrë shumë si lojtar. Anglezët kanë 9 pikë në renditje dhe bashkëkryesojnë me Aston Vilen, ndërsa Leverkusen ndjek me 7 pikë. Të dyja ekipet luajnë një futboll agresiv dhe shumë dinamik. Kanë lojtarë cilësorë dhe kjo e bën në letër edhe më të bukur ndeshjen.
Po në orën 21:00 edhe sfida në Francë mes Lilë dhe Juventus. Skuadra e Edon Zhegroves është një nga surprizat e mëdha deri tani, pasi ka mundur dy ekipet e Madridit, Realin dhe Atletikon, dhe shqiptari nga Kosova ka qenë protagonist i madh. Sot përballë kanë Juventusin, skuadër e cila u befasua para dy javësh në shtëpi nga Shtutgarti. Të dyja ekipet kanë aktualisht nga gjashtë pikë. Tek të dyja ekipet bie në sy numri i lartë i dëmtimeve, teksa Bardhezinjtë nuk do të kenë Milik, Bremer, Niko Gonzales dhe Danilon. E bukur pritet të jetë edhe sfida në Lisbone mes sportingut dhe Manchester City. Bolonja prêt Monacon, ndërsa Dortmundi luan në shtëpi Shturm Grac. 7 ndeshje do të transmetohen në platformën Tring. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?