PD me sytë nga Trump
Nga Artur Ajazi Politika amerikane, ky shtet shumëkombesh me demokraci të qëndrueshme, nuk lëkundet aspak sa herë ndryshojnë presidentët. Zaten, kjo është amerika, dhe nuk do të kishte ekzistuar në rast se do të ishte ndryshe. Por politika provinciale në Shqipëri, gjithmonë e ka lidhur mbijetesën e saj në pushtet ose jo, me ndryshimin e […]
Nga Artur Ajazi
Politika amerikane, ky shtet shumëkombesh me demokraci të qëndrueshme, nuk lëkundet aspak sa herë ndryshojnë presidentët. Zaten, kjo është amerika, dhe nuk do të kishte ekzistuar në rast se do të ishte ndryshe. Por politika provinciale në Shqipëri, gjithmonë e ka lidhur mbijetesën e saj në pushtet ose jo, me ndryshimin e emrave të presidentëve në SHBA. Ç ‘nuk bëri Berisha në 1996, kur fotoja e tij tek dera e Shtëpisë Bardhë me zotin Klinton mbushi dynjanë. në zyrat e PD-së thonin se “Berisha do të rrijë në pushtet 5 mandate, ka mik Klinton”, dhe broçkulla të tjera.
Mjeranët e politikës asokohe, zmadhuan foton e Berishës me Klinton, dhe e vunë në zyra qeverie, partie, dhe drejtorie vendore. Pra, i ishte mbushur rradakja se, “po të dalësh një foto, dhe të vizitosh Shtëpinë e Bardhë, je i plotësisht i pazëvëndësueshëm në pushtet”. Dhe pa mbushur vitin, Berisha iku me dhunë nga pushteti, me protesta mbi paratë e piramidave të vjedhura shqiptarëve. fotoja e tij me Klinton, u hoq me vrap nga zyrat dhe selia e partisë.
Madje kishte hamendësime se “Klinton e paska patur me të futur, kur i rrahu shpatullat Berishës tek e përcillte nga Shtëpia e Bardhë”. Gallata të tilla i kishim harruar. Por ja që janë ringjallur sërish, në fushatën e dy kandidatëve për president të SHBA-së. Në PD, thonë se “Biden mbështet Ramën, kurse Trump është me Berishën, ja prisni sa të bëhet ai president, Berisha nuk do të jetë më non-grata”.
Dhe e thonë aq seriozisht, sa pyet veten se “ndoshta është e vërtetë”. Por ata dhe Berisha, harrojnë se, vija dhe platforma politike e SHBA-së, nuk synon amerikën e sotme, as të 4 viteve, por të 50 viteve të ardhshme. Ajo është superfuqia e botës, dhe jo dega e PD-së në Paskuqan.
Logjika e provincialëve periferikë, e atyre që besojnë në përralla të tilla vjeshtë, nuk mund ti mbushë mëndjen sot, as mbështetësve më fanatikë të PD-së. SHBA-ja, superfuqia e botës, mbetet vendi sovran me demokracinë më të konsoliduar në planet, dhe nuk ka shanse që presidenti pasardhës, të zhbëjë (siç veprohet në vendet postkomuniste) vendime kaq të rëndësishme që lidhen me sigurinë e saj kombëtare.
Personat e shpallur non-grata, janë seleksionuar si të tillë,pas një hetimi dhe gjurmimi nga stafe super të afta profesionalisht, që i përkasin strukturave të specializuar në DASH. Me sytë nga Trumpi, dhe veshët nga Berisha, kjo PD po shkon e “sigurtë” drejt fitores në zgjedhjet e 2025, duke mos e ditur se e pret një humbje spektakolare, falë demagogjisë démodé, të lidershipit të asaj force politike, e cila është plotësisht jashtë realitetit.
What's Your Reaction?