“Video të montuara në Rusi për zgjedhjet në SHBA”, reagon FBI: Bëni kujdes

FBI-ja ka lëshuar paralajmërim për video të rreme që po qarkullojnë online, të cilat synojnë të hedhin dyshime mbi procesin zgjedhor në SHBA. Të martën, FBI-ja raportoi se dy video po i nxisnin qytetarët amerikanë të “votonin nga distanca” për shkak të një kërcënimi të lartë terrorist në vendet e votimit dhe për të parandaluar […]

Nëntor 5, 2024 - 19:00
 0
“Video të montuara në Rusi për zgjedhjet në SHBA”, reagon FBI: Bëni kujdes

FBI-ja ka lëshuar paralajmërim për video të rreme që po qarkullojnë online, të cilat synojnë të hedhin dyshime mbi procesin zgjedhor në SHBA.

Të martën, FBI-ja raportoi se dy video po i nxisnin qytetarët amerikanë të “votonin nga distanca” për shkak të një kërcënimi të lartë terrorist në vendet e votimit dhe për të parandaluar një manipulim të supozuar të votave në disa shtete kryesore, shkruan A2.

Këto video, të montuara për t’u dukur si komunikata të FBI-së ose si raportime të CBS News, synojnë të mashtrojnë publikun. Megjithëse këto video nuk kanë marrë shumë shikime në rrjetin social X, FBI-ja shprehet se qëllimi i tyre është “minimi i procesit demokratik dhe ulja e besimit në sistemin zgjedhor”.

CBS News reagoi duke konfirmuar se videoja që përdor logon e saj është “e falsifikuar”. Nga ana tjetër, BBC Verify zbuloi se përmbajtja e këtyre videove përputhet me materiale të prodhuara nga një rrjet më i gjerë dezinformimi me bazë në Rusi, i cili ka prodhuar qindra materiale të rreme gjatë muajve të fundit. FBI-ja nxit publikun që të jetë i kujdesshëm ndaj përmbajtjeve të tilla dhe të verifikojë burimet përpara se të besojë apo ndajë informacionin online, sidomos në prag të zgjedhjeve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.