Trump apo Harris, hipopotami parashikon fituesin në SHBA
Zgjedhjet në SHBA po ndiqen me interes të madh në mbarë botë, ndërkohë nuk mungojnë as bastet dhe parashikimet se cili prej dy
Zgjedhjet në SHBA po ndiqen me interes të madh në mbarë botë, ndërkohë nuk mungojnë as bastet dhe parashikimet se cili prej dy kandidatëve për president Donald Trump apo Kamala Harris do të fitojë zgjedhjet.
Në Tajlandë është zgjedhur një hipopotam i quajtur Moo Deng, i cili është bërë sensacion në internet, ka parashikuar fitoren për Donald Trump në zgjedhjet amerikane.
Kujdestarët e hipopotamit në kopshtin zoologjik Khao Kheow Open në Tajlandë i ofruan dy pjata me fruta, secila me një copë shalqi të gdhendur me drejtshkrimin lokal të emrit të zotit Trump ose Harris.
Në një video në kopshtin zoologjik të postuar në X, Moo Deng gërmon drejt e në tabakanë e Trump kur e thërrasin kujdestarët për të festuar, duke e shpërfillur zonjën Harris.
Hipopotami Moo Deng sjell në mendje Paul Oktapodin, i cili bëri një sërë parashikimesh perfekte gjatë Kupës së Botës 2010.
What's Your Reaction?