“Pensilvania do jetë decizive”, Analisti: Biden e dëmtoi Harrisin. Trump, me më pak konflikte

Bledar Kurti, analist politik tha për ABC News se fushata elektorale në SHBA pati shumë element për tu konsideruar historike. “Vota kombëtare nuk do të thotë asgjë. Është kolegji zgjedhor që vendos për Presidentin. Tregon politikisht forcën dhe ka simbolikën e vet, por për kolegjin duhen numri i delegatëve. Kalifornia pritej të ishte demokrate, aktualisht […]

Nëntor 6, 2024 - 05:30
 0
“Pensilvania do jetë decizive”, Analisti: Biden e dëmtoi Harrisin. Trump, me më pak konflikte

Bledar Kurti, analist politik tha për ABC News se fushata elektorale në SHBA pati shumë element për tu konsideruar historike.

“Vota kombëtare nuk do të thotë asgjë. Është kolegji zgjedhor që vendos për Presidentin. Tregon politikisht forcën dhe ka simbolikën e vet, por për kolegjin duhen numri i delegatëve. Kalifornia pritej të ishte demokrate, aktualisht Harris ka shkuar në 193 delegatë dhe 216 për Trump. Pensilvania me 19 votat e saj të Kolegjit zgjedhor është decisive. Kjo fushatë pati shumë elementë.

Dy ishin element historikë, gruaja e parë presidenti dhe rikthimi i një ish presidenti. Atentati, veshi i plagosur u kthye në një ikonë, ishin shumë element. Duhet të theksoj, përvec se janë komentuar Harris dhe Trump, nuk duhet harruar edhe karakteri i popullit amerikan. Këtu hyj te një prej atributeve të Presidentit të SHBA, që është komandat i Forcave të armatosura, nuk duhet harruar kush do përballem me Rusinë, me Kinën, me luftën në Gaza.

A është Harris ky person që do drejtojë SHBA në këtë betejë globale, apo është Trump? Po të bëjmë një bilanc të dy ishin të provuar. Biden ka dëmtuar fushatën e Harris. Trump, rezulton me shumë pak konflikte.” tha ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.