Bëri fushatë me Harris, ish-deputetja pas fitores së Trump: Na pëlqen ose jo duhet të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve

Ish-deputetja Liz Cheney ka reaguar pas fitores së Donald Trump, i cili mposhti zëvendëspresidenten në detyrë Kamala Harris. “Sistemi demokratik i kombit tonë

Nëntor 6, 2024 - 15:00
 0
Bëri fushatë me Harris, ish-deputetja pas fitores së Trump: Na pëlqen ose jo duhet të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve

Ish-deputetja Liz Cheney ka reaguar pas fitores së Donald Trump, i cili mposhti zëvendëspresidenten në detyrë Kamala Harris.

“Sistemi demokratik i kombit tonë funksionoi mbrëmë dhe ne kemi një President të ri të zgjedhur. Të gjithë amerikanët janë të detyruar, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo rezultati, të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve tona”, tha Cheney në një postim në X.

“Tani kemi një përgjegjësi të veçantë, si qytetarë të kombit më të madh në tokë, për të bërë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe mbrojtur Kushtetutën tonë, për të ruajtur sundimin e ligjit dhe për të siguruar që institucionet tona të qëndrojnë gjatë këtyre katër viteve të ardhshme. Qytetarët anembanë këtij vendi, gjykatat tona, anëtarët e shtypit dhe ata që shërbejnë në qeveritë tona federale, shtetërore dhe lokale duhet të jenë tani parmakët e demokracisë,” vazhdoi ajo.

Cheney bëri fushatë së bashku me Harris, duke u kërkuar republikanëve të linin mënjanë dallimet partiake dhe të mbështesnin kandidaten demokrate për të refuzuar një kandidat (Donald Trump) që ajo thotë se përbën një kërcënim për demokracinë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.