EMRI/ Abuzoi për katër vite me të miturën në Maliq, shpallet në kërkim autori

Një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur ka ndodhur në Shqipëri. Një 44-vjeçar ka abuzuar për katër vite me një vajzë

Nëntor 6, 2024 - 20:00
 0
EMRI/ Abuzoi për katër vite me të miturën në Maliq, shpallet në kërkim autori

Një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur ka ndodhur në Shqipëri. Një 44-vjeçar ka abuzuar për katër vite me një vajzë e cila sot është 16-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit, dhe ka qenë vetë adoleshenjta e cila ka treguar në polici abuzimin që është bërë ndaj saj.

Sipas informacioneve, autori është shpallur në kërkim, ndërsa e mitura ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.

Prej 4 vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë.

Marrëdhëniet e një pas njëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri. Policia ka shpallur në kërkim autorin e identifikuar si Edison Sheme.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.