Dhuna ndaj Medi Isenit, Noizy lirohet nga Policia e Kosovës: Rroftë Trump!
Reperi Rigels Rajku, i njohur edhe si Noizy, është liruar nga Policia e Kosovës, vetëm 1 ditë pas vetëdorëzimit të tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram. “Respekte për drejtësinë e RKS! Rroft Trump”, shkruan Noizy krah videos, duke mos harruar të ‘urojë’ Presidentin […]
Reperi Rigels Rajku, i njohur edhe si Noizy, është liruar nga Policia e Kosovës, vetëm 1 ditë pas vetëdorëzimit të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.
“Respekte për drejtësinë e RKS! Rroft Trump”, shkruan Noizy krah videos, duke mos harruar të ‘urojë’ Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve.
Kujtojmë se Noizy së bashku me 7 persona të tjerë, akuzohen se dhunuan personazhin e njohur të Tik Tok, Muhamet Isenin, i njohur si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në 2 gusht, në orët e para të mëngjesit.
What's Your Reaction?