“Kemi dy fëmijë, le të shohim para”, hyrja e tij në BBV shkaktoi zemërim, largohet nga shtëpia ish-burri dhunues i banores

Banori i Big Brother Vip Kosova, Atilla Kardesh është larguar përfundimisht nga shtëpia pas një reagimi të fortë publik nga shoqëria civile dhe institucione të ndryshme, përfshirë edhe Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë. Hyrja e tij në BBV shkaktoi reagime të shumta, pasi në shtëpi ndodhej dhe ish-gruaja e tij, Drenusha Latifi, e cila në […]

Nëntor 6, 2024 - 23:30
 0
“Kemi dy fëmijë, le të shohim para”, hyrja e tij në BBV shkaktoi zemërim, largohet nga shtëpia ish-burri dhunues i banores

Banori i Big Brother Vip Kosova, Atilla Kardesh është larguar përfundimisht nga shtëpia pas një reagimi të fortë publik nga shoqëria civile dhe institucione të ndryshme, përfshirë edhe Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë.

Hyrja e tij në BBV shkaktoi reagime të shumta, pasi në shtëpi ndodhej dhe ish-gruaja e tij, Drenusha Latifi, e cila në të kaluarën e ka akuzuar Kardesh për dhunë dhe ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Atilla la vullnetarisht shtëpinë, teksa tha edhe disa fjalë për banorët dhe ish-gruan e tij duke lënë të nënkuptohen se dëshiron që të gjitha konfliktet dhe urrejtja mes tyre të futën në dhe, si dhe të shikojnëa të ardhmen për fëmijët e tyre.

“Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu, lojë, me i qartësu gjërat, me i shpjegu gjërat apo me ju shti me mendu. Me kërku falje.. kështu që siç e dini un e Drenusha i kemi dy fëmijë bashkë dhe kemi qenë 10 vjet bashkë ku kemi pasur momente të mira e të këqija nuk i kemi ditë këto punë dhe ndodh që kemi gabu dhe 2 fëmijë kanë hy në lojë nga unë dhe ajo. Raporti im me ju është shumë i rregullt kam hy me ju tregu kush jam e ç’ka jam, qëllimi im ka qenë me ju drejtu edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita dhe mirëqenia e tyre është e imja dhe e jotja, unë besoj dhe shpresoj që konflikti dhe urrejtja të futen në dhe dhe të shohim para për të dy fëmijët” u shpreh Atilla Kardesh.

Teksa u përshëndet me banorët, ai ia zgjati dorën edhe ish-gruas së tij, por ajo nuk pranoi ta përshëndes.

Pas largimit të tij, në një diskutim me banorët ajo u shpreh se ishte gati ta përqafonte në rast se ai do t’i kërkonte falje.

“Gabimi i tij i vetëm dhe përhershëm është se kurrë nuk e ka pranuar faktin që unë e kam lënë pas 10 vitesh, dhe se kam lënë vetëm unë, e ka lënë edhe ajo tjera, e do ta leje edhe ajo që e ka nëse ai vazhdon kështu. Unë kisha qenë më lumtur, dhe e kisha përqafu, nëse ditën e parë kishte thënë ‘Drenush, unë të kërkoj fajle për gjithçka ka ndodhur në jetën tonë’”, tha ajo.

Drenusha, e cila e ka denoncuar publikisht ish-burrin për dhunë ndaj saj, u përball me Atillën në dhomën e surprizave pak ditë më parë, ku u trondit nga prania e tij, ndërsa më vonë mësoi se ai do të bëhej pjesë e garës.

“Ke qenë dhunues dhe nuk mund ta mohosh atë fakt kurrë në jetën tënde, mirë është të kërkosh falje”, iu drejtua ajo, ndërsa ish-burri e mohoi duke u shprehur se po e nxirrte si monstër dhe baba të keq.

Drenusha: Çfarë është kjo surprizë? Nuk kam çfarë e pyes këtë njeri, përveç atyre dy fëmijëve që kemi bashkë, nuk kam qejf të kem asnjë lloj komunikimi.

E paska cinizmin që ka pasur gjithmonë. Karshi këtij njeriu ndjej asgjë, deri vonë kam pasur njëlloj inati për shkak se s’kemi pasur një bashkëpunim për hatër të fëmijëve. Por tani s’më bën përshtypje ky njeri.

Ka kaluar një periudhë e gjatë kur jemi ndarë, kanë kaluar dy vite, është munduar të më nxjerrë gënjeshtare edhe si nënë e keqe, pavarësisht sakrificave që kam bërë për të e fëmijët tanë.

Atilla: I kemi dëgjuar këto në nja 30 programe të ndryshme, sa i përket falënderimit

Drenusha: Sjellja e tij vijon të jetë dhunuese

Atilla: E bëre monolog, s’kam asgjë për t’i thënë, i tregova që fëmijët janë mirë. Po nxirrem si monstër, edhe jam baba i keq, nuk mund t’i pres këto muhabete me buzëqeshje

Drenusha: Ke qenë dhunues dhe nuk mund ta mohosh atë fakt kurrë në jetën tënde, mirë është të kërkosh falje. Ti banor mund të bëhesh, si ish-burri Drenushës? Paske vuajtur për famë, pse s’na tregove më herët të të kisha bërë të famshëm, jo tani. Të paska ardhur të vish mbas meje që të bëhesh i famshëm.

Njeri më manipulues dhe mashtrues nuk ekziston. Unë s’kam thënë që është baba i keq, apo i ka bërë diçka fëmijëve. Mendohu se ku po vjen

Atilla: Interesante, për t’u parë. Të akuzosh dikë dhunues duhet të kesh fakte. Pallavra, a e njeh

Drenusha: Të ka mësuar avokati yt

Atilla: Do të kisha qejf që edhe ty të kishte mësuar diçka.

Drenusha: Vazhdo me mashtrimet e tua. Lojërat mund të bësh, sepse je ekspert. Ne dy gratë e tua të fundit të njohim shumë mirë, që t’i je dhunues. Je dënuar për dhunë sa i përket gruas tjetër, ajo ka qenë më e mençur kurse unë më budallaqe, që s’të kam denoncuar me kohë. Mund të qeshësh, dhunuesit si ky qeshin.

Drenusha Latifi, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Suedi, i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me Atilla Kartesh rreth dy vite më parë.

Ish-Miss Kosova dhe biznesmeni i njohur Atill vendosën që ti ndajnë rrugët duke u divorcuar, por në atë kohë asnjë nuk reagoi pas lajmeve.

Kujtojmë që dyshja nga lidhja e tyre disa vjeçare kanë sjellë në jetë dy fëmijë. Ndërkohë në një intervistë pak muaj më parë, ajo deklaroi se arsyeja e vendimit për t’u divorcuar ishte dhuna fizike që ish-bashkëshorti ushtronte ndaj saj.

Ajo tregoi se pas dhunës së ushtruar vendosi të bëhej e pavarur ekonomikisht dhe kur arriti që të krijonte të ardhurat e saj i dha fund martesës.

Drenusha Latifi: I kam dhënë fund një martese 10-vjeçare dhe u bë një vit e gjysmë që jemi ndarë. Arsyeja kryesore ka qenë dhuna fizike, po ashtu dhe dhuna ekonomike. Unë jam shume realiste në ato që them dhe e di që shumë njerëzve nuk ka për t’i përlqyer. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, jo se kam qenë prej tij e varur ekonomikisht, mirëpo kemi pasur shumë gjëra financiare së bashku.

Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, kam gjetur punë vetë, nuk kam qenë ekonomikisht e varur as prej shtetit suedez as prej kërkujt tjetër. Normalisht ka qenë edhe më e lehtë për mua të marr një vendim të tillë.

Kur jam takuar me ish-bashkëshortin tim nuk ka pasur as pasuri, asnjë gjë, përkundrazi ka qenë në një fazë shumë të keqe ekonomike kur jemi takuar dhe kemi ndërtuar shumë gjëra bashkë, por kur unë nuk jam pajtuar me dhunën fizike që më është bërë dhe dhunën ekonomike, psiqike etj, m’u desh të shikoja të gjithë territorin tim se çfarë është më e mira për mua dhe fëmijët e mi, kuptova që nëse do pavarësohem nga ana ekonomike dhe jam e pavarur, mund të shkëputem prej tij.

Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka reaguar pas ndaj futjes së të denoncuarit për dhunë në familje, Atilla Kardesh, në “Big Brother Vip Kosova”.

Konkretisht, Kombëtare dhe Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore, ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga realityshow të tij dhe ka zbuluar se personi që është denoncuar nga ish bashkëshortja e tij Drenusha Latifi, e cila po ashtu ndodhet në shtëpinë vip, për dhunë në familje.

“Vendosja e znj. Latifi nën presion psikologjik përballë ish bashkëshortit i cili është cilësuar si dhunues me vetë lëshimin e UM, është formë e dhunës psikologjike, e cila e vendos znj. Latifi në pozitë të cenueshme psikologjike, dhe paraqet mundësi të ri-viktimizimit por tani në situatë të presionit psikologjik publik”, thuhet ndër të tjera.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ish-çifti janë vendosur në rrethanat e rrezikut potencial për viktimizim dhe ri-viktimizim, duke u bërë publikisht dëshmitarë të situatave potencialisht të dhunshme verbale apo fizike, përmes presionit publik i cili do të transmetohet në opinion, dhe kjo do të ketë ndikim negativ në mirëqenien emocionale të fëmijëve.

Reagim i Koordinatores Kombëtare dhe Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore

Koordinatorja Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, dhe Grupi Ndërministror reagojnë ashpër ndaj vendimit të Televizionit Klan Kosova për të futur brenda një shtëpie në kuadër të një emisioni televiziv, personin që është denoncuar për dhunë në familje ndaj të cilit deri në shtator të këtij viti ka pasur Urdhër Mbrojtës. Ky vendim përveç tjerash ka për qëllim minimizimin dhe normalizimin e një fenomeni të rrezikshëm më të cilin po përballet shoqëria jonë, siç është dhuna në familje.

Grupi ndërministror për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, kërkon të ndërmerren veprime urgjente:

Republika e Kosovës përmes amandamentimit të Kushtetutës ka bërë Konventën e Stambollit pjesë integrale të saj dhe e njëjta mbizotëron mbi legjislacionin vendor. Nisur nga mandati i dhënë sipas kësaj Konvente, respektivisht përgjegjësive institucionale Neni 12 i Konventës së Stambollit – Detyrimet e përgjithshme:

Pika 2. Palët marrin masat e nevojshme legjislative dhe masa të tjera për të parandaluar të gjitha format e dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente nga çdo person fizik ose juridik.

Pika 3. Çdo masë e marrë sipas këtij kapitulli merr në konsideratë nevojat specifike të personave pa mbrojtje për shkak të rrethanave të veçanta dhe i japin prioritet të drejtave të të gjitha viktimave.

Koordinatorja Nacionale dhe përfaqësuesit e grupit ndërministror me qëllim të zbatimit ‘’të masave për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për çdokënd, veçanërisht gratë, për të jetuar pa dhunë në sferën publike, si dhe në atë private”, tërheqin vëmendjen e televizionit të lartëcekur, në rastin e znj. Drenusha Latifi pjesëmarrëse e emisionit ‘’Big Brother’’ e cila është e mbijetuar e dhunës në familje, dhe e cila ka poseduar Urdhër Mbrojtje (UM) prej ish bashkëshortit të saj, z. Atilla Kardesh, i cili UM ishte aktiv nga data 10/02/2024 për periudhën kohore në afat prej 6 muajsh.

Vendosja e znj. Latifi nën presion psikologjik përballë ish bashkëshortit i cili është cilësuar si dhunues me vetë lëshimin e UM, është formë e dhunës psikologjike, e cila e vendos znj. Latifi në pozitë të cenueshme psikologjike, dhe paraqet mundësi të ri-viktimizimit por tani në situatë të presionit psikologjik publik.

Situata me të cilin potencialisht do të përballet znj. Latifi, në praninë e ish bashkëshortit “dhunues” paraqet rast të veçantë, dhe në emër të prioritizimit të mbrojtjes së dinjitetit të një të mbijetuare të dhunës në familje – viktimë, e cila është shprehur publikisht për kërcënimet nga ish bashkëshorti, tashmë të provuara, bëjmë thirrje menaxhmentit të Klan Kosova të tërheqë z. Atilla Kardesh nga formati televiziv, për të parandaluar çfarëdo lloj forme të presionit, ose dhunës psikologjike, që rëndon pozicionin dhe krijon kushte për ri-përjetimin e dhunës nga e mbijetuara znj. Latifi.

Konventa e Stambollit obligon shtetin që të ndërmarr të gjitha veprimet përmes Nenit 13 të Konventës “për të rritur ndërgjegjësimin dhe perceptimin nga publiku i gjerë, në lidhje me manifestimet e ndryshme të të gjitha formave të dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente, pasojat e tyre për fëmijët dhe nevojën për të parandaluar një dhunë të tillë”.

Nisur nga fakti se znj. Latifi dhe ish bashkëshorti i saj kanë dy fëmijë të përbashkët, shprehim shqetësimin tonë, se fëmijët e ish çiftit janë vendosur në rrethanat e rrezikut potencial për viktimizim dhe ri-viktimizim, duke u bërë publikisht dëshmitarë të situatave potencialisht të dhunshme verbale apo fizike, përmes presionit publik i cili do të transmetohet në opinion, dhe kjo do të ketë ndikim negativ në mirëqenien emocionale të fëmijëve.

Media ka rol të pa zëvendësueshëm edukimi dhe krijimi në opinion, ruajta e lirisë së shprehjes dhe shprehja e kreativitetit për tërheqjen e shikueshmërinë pa dyshim se është e drejtë e garantuar, mirëpo legjislacioni vendor dhe ai ndërkombëtarë drejtpërdrejtë i zbatueshëm në Republikën e Kosovës, bën përgjegjës edhe median për të siguruar mbrojtje dhe inkurajim të pjesëmarrjes së grave në jetën publike, duke parandaluar çdo formë të diskriminimit apo vënies në situatë të pa lakmueshme përmes mos cenimit të dinjitetit dhe ruajtjes së mirëqenies fizike dhe emocionale.

Konventa e Stambollit Neni 17 “Pjesëmarrja e sektorit privat dhe medias” njeh rolin dhe përgjegjësinë e Medias dhe sektorit privat në parandalimin e çfarëdo lloj dhune ndaj grave citojmë: ‘’Palët nxisin sektorin privat, sektorin e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit dhe medias, në lidhje me lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e tyre, për të marrë pjesë në përpunimin dhe zbatimin e politikave dhe për të caktuar udhëzime dhe standarde vetë rregullatorë për parandalimin e dhunës kundër grave dhe rritjen e respektit për dinjitetin e tyre”.

Prandaj, në cilësinë e Mekanizmit institucional për koordinim mbarëkombëtarë kundër dhunës ndaj grave, me synim të parandalimit të çfarëdo lloj dhune psikologjike, verbale, apo fizike apelojmë tek Menaxhmenti i Klan Kosova të marrë vendim për largimin e z. Atilla Kardesh nga emisioni, me synim të parandalimit dhe mbrojtjes së mirëqenies psikologjike, fizike dhe ruajtjes së dinjitetit të viktimës.

Duke u nisur nga historia e përjetimeve të të mbijetuarës së dhunës, të dëshmuar me ekzistencën faktike të UM në afat prej 6 muajsh, si dhe me rrëfimet e bëra publike nga vetë e mbijetuara, me qëllim të parandalimit të dhunës dhe presionit psikologjik që potencialisht mund të ushtrohet nga ish bashkëshorti prezent në formatin e emisionit, si dhe të parandalimit të presionit publik që mund të ushtrohet nga vetë audienca e emisionit, sepse një qasje e tillë relativizon dhunën ndaj grave, hapë rrugë për shprehje të gjuhës së urrejtjes në diskursin publik, përmes komenteve denigruese që mund ta përcjellin situatën.

Mediat i konsiderojmë si aleatët më të fuqishëm në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe qasja proaktive e tyre për transmetim të programeve mediatike që fuqizojnë rolin e gruas në shoqëri, parandalojnë dhunën ndaj grave duke krijuar ambiente të sigurta dhe jo diskriminuese ndaj grave është imperativ.

Emisioni në fjalë ka audiencë të gjerë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë e vendos publikun dhe shoqërinë në pozitë të ‘’ bashkëfajtorit’’, në kohë reale, të presionit dhe dhunës psikologjike, e cila besojmë që nuk është synim i emisionit dhe politikave redaktoriale të Televizionit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.