Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali
Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai është kapur me nëntë doza kokainë, të paketuara dhe gati për shitje.
Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai është kapur me nëntë doza kokainë, të paketuara dhe gati për shitje.
Sipas medieve të huaja, ai u ndalua nga policia në qendrën historike të Sansepolcro, pasi ra në sy të oficerëve teksa ecte në rrugë në mënyrë të dyshimtë. Pasi i gjetën kokainën në xhepa, policia konfirmoi se 44-vjeçari kishte fshehur edhe një thikë në xhepin e xhaketës.
Shqiptari është shoqëruar menjëherë në kazermën në Via del Prucino për formalitetet e ndryshme, ku më pas është arrestuar për posedim droge dhe armëmbajtje pa arsye.
44-vjeçari nuk ishte i panjohur për policinë italiane, pasi është dënuar shumë herë për krime të ndryshme, kryesisht atë të trafikimit të lëndëve narkotike. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?