Hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, arrestohet 48-vjeçari
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin A.M. nën akuzë për veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore’. Sipas prokurorisë, shtetasi në fjalë, u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në këtë qytet duke […]
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin A.M. nën akuzë për veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore’.
Sipas prokurorisë, shtetasi në fjalë, u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në këtë qytet duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.
Nga hetimet e realizuara në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas me precedentë kriminalë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”, iu merrte qytetarëve të ndryshëm para duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”.
/a.r
What's Your Reaction?