Rama: Magjia e vjeshtës i shton nurin qytetit të Lasgushit

Pogradeci është i bukur në çdo stinë, ndaj dhe është quajtur “qyteti i luleve”, “qyteti i poezisë”, por shkrirja e ngjyrave të arta në vjeshtë si mbi një telajo e bën atë të denjë të quhet edhe “qyteti i vjeshtës”. Kryeministri Edi Rama përcolli sot foto të këtij qyteti, të cilit vjeshta i ka shtuar […]

Nëntor 7, 2024 - 13:00
 0
Rama: Magjia e vjeshtës i shton nurin qytetit të Lasgushit

Pogradeci është i bukur në çdo stinë, ndaj dhe është quajtur “qyteti i luleve”, “qyteti i poezisë”, por shkrirja e ngjyrave të arta në vjeshtë si mbi një telajo e bën atë të denjë të quhet edhe “qyteti i vjeshtës”.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot foto të këtij qyteti, të cilit vjeshta i ka shtuar magjinë, teksa fton qytetarët të vizitojnë atë.

“Magjia e vjeshtës ka zbritur në Pogradec, duke ia shtuar edhe më shumë nurin qytetit të Lasgushit si një ftesë për ta vizituar e shijuar këto ditë”, shkruan Rama.

Qyteti i Liqenit, Pogradeci, është qytet elitar i Shqipërisë, i cili vizitohet nga mijëra turistë të huaj e vendas çdo vit.

Shijen e mrekullueshme të vjeshtës, Pogradecit ja shton kuzhina e rrallë, e cila bashkohet me mikpritjen pogradecare dhe verërat e mrekullueshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.