Dosja “5D”, Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorët Qato dhe Molla

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi masat e sigurisë për dy nga ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për dosjen

Nëntor 7, 2024 - 14:00
 0
Dosja “5D”, Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorët Qato dhe Molla

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi masat e sigurisë për dy nga ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për dosjen “5 D”.

Redi Molla dhe Mariglen Qato do të mbeten në qeli.

Gjykata e Lartë iu drejtua shkallës së dytë me kërkesë që të rishqyrtonte masën që kishte dhënë në muajin maj të këtij viti, ku kishte lënë në fuqi shkallën e parë të GJKKO.

Megjithatë, masa e sigurisë nuk ndryshoi.

“Miratimin e vendimeve nr. 28, datë 28.03.2024 dhe nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dy personat nën hetim M.Q. dhe R.M.”., thuhet në njoftimin zyrtar./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.