Izolohen rastet e para me grip, Bino: Edhe këtë dimër do të ketë Covid
Aktualisht në vendin tonë qarkullon gripi i tipit A, ose ndryshe gripi i stinës. Kjo u konfirmua për A2 CNN nga drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, sipas të cilës janë izoluar edhe rastet e para me grip. Bino thekson për A2, se aktualisht nuk ka raste të rënda, por situata […]
Aktualisht në vendin tonë qarkullon gripi i tipit A, ose ndryshe gripi i stinës. Kjo u konfirmua për A2 CNN nga drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, sipas të cilës janë izoluar edhe rastet e para me grip.
Bino thekson për A2, se aktualisht nuk ka raste të rënda, por situata do të jetë në monitorim.
Ajo paralajmëron që edhe këtë dimër do të ketë qarkullim të gripit, Covidit dhe virusit respirator Sinsincial.
/a.r
What's Your Reaction?