Shfaqet gripi i stinës, mjekja: Izolohen rastet e para! Nuk ka pacientë në gjendje të rëndë, por…

Në Shqipëri ka nisur qarkullimi i gripit. Instituti i Shëndetit Publik ka izoluar rastet e para. Virusi i pranishëm është ai i tipit A. Aktualisht sipas shefes së departamentit të sëmundjeve infektive Silva Bino nuk ka pacientë në gjendje të rëndë, por situata është në monitorim. Ndërkohë në rritje paraqitet numri i të prekurve nga […]

Nëntor 7, 2024 - 19:00
 0
Shfaqet gripi i stinës, mjekja: Izolohen rastet e para! Nuk ka pacientë në gjendje të rëndë, por…

Në Shqipëri ka nisur qarkullimi i gripit. Instituti i Shëndetit Publik ka izoluar rastet e para. Virusi i pranishëm është ai i tipit A.

Aktualisht sipas shefes së departamentit të sëmundjeve infektive Silva Bino nuk ka pacientë në gjendje të rëndë, por situata është në monitorim.

Ndërkohë në rritje paraqitet numri i të prekurve nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

Në një javë në qendra shëndetësore dhe spitale kanë kërkuar ndihmë rreth 11 mijë persona nga fëmijë deri tek të moshuar.

Përveç virusit të gripit dhe virozave respiratore Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik apelon për kujdes të shtuar këtë dimër ndërsa paralajmëron dhe për praninë e Sars Cov 2 dhe virusit sinsincial.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.