Policia gjermane ka arrestuar një amerikan që punonte për llogari të Kinës
Një shtetas amerikan është arrestuar nga autoritetet gjermane në Frankfurt, pasi dyshohet për spiunazh për llogari të Kinës. Në deklaratën e Prokurorisë Federale
Një shtetas amerikan është arrestuar nga autoritetet gjermane në Frankfurt, pasi dyshohet për spiunazh për llogari të Kinës.
Në deklaratën e Prokurorisë Federale thuhet se në shtëpinë e personit të ndaluar nën dyshimin se vepronte si agjent i inteligjencës së një shërbimi sekret të huaj, është kryer kontroll.
Bëhet fjalë për amerikanin Martin D., i cili ka punuar me forcat amerikane të armatosura në Gjermani dhe ka kontaktuar shërbimet kineze, duke iu dhënë informacion të ndjeshëm.
“Shtetasi amerikan Martin D. ka punuar për forcat e armatosura amerikane në Gjermani deri vonë. Ai ka kontaktuar zyrtarët e qeverisë kineze në vitin 2024 dhe ka ofruar transferimin e informacionit të ndjeshëm ushtarak amerikan në shërbimin e inteligjencës kineze”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Federale.
Hetimi është kryer në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. I dyshuari më vonë do të sillet para hetuesit të Gjykatës Federale të Drejtësisë me kërkesë për arrestim.
What's Your Reaction?