Von der Leyen telefonon Trump: Bisedë e shkëlqyer, pres të forcojmë bashkëpunimin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pati një bisedë telefonike “të shkëlqyer” sot me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump,
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pati një bisedë telefonike “të shkëlqyer” sot me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, siç njoftoi ajo përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter).
Ursula von der Leyen e uroi Donald Trumpin për fitoren e tij në zgjedhjet e 5 nëntorit dhe më pas diskutuan çështjet e mbrojtjes dhe energjisë, tregtinë dhe sigurisht luftën në Ukrainë.
“Pres me padurim forcimin e marrëdhënieve BE-SHBA dhe bashkëpunimin për të adresuar sfidat gjeopolitike”, ka shkruar presidentija e Komisionit.
“Së bashku, ne mund të promovojmë prosperitet dhe stabilitet në të dy anët e Atlantikut”, shtoi ajo. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?