Merr “fund pritja”, ankorohet në Portin e Durrësit anija turke me 2100 ton mbetje toksike

Ka marrë fund qëndrimi në det të hapur, ankorohet në portin e Durrësit anija turke “Moliva” me 2100 ton mbetje të dyshuara toksike. Pasi bënë xhiron e botës kontenierët me mbetje kthehen aty nga ku u nisën verën e këtij viti, në funksion të hetimit që autoritetet shqiptare nisën. Hetimi nisi zyrtarisht nga prokuroria e […]

Nëntor 8, 2024 - 09:00
 0
Merr “fund pritja”, ankorohet në Portin e Durrësit anija turke me 2100 ton mbetje toksike

Ka marrë fund qëndrimi në det të hapur, ankorohet në portin e Durrësit anija turke “Moliva” me 2100 ton mbetje të dyshuara toksike.

Pasi bënë xhiron e botës kontenierët me mbetje kthehen aty nga ku u nisën verën e këtij viti, në funksion të hetimit që autoritetet shqiptare nisën.

Hetimi nisi zyrtarisht nga prokuroria e Durrësit në 16 gusht, pas alarmit të dhënë nga organizata mjedisore amerikane Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN).

Pas ankorimit pritet të nisë shkarkimi në kalatë i 102 kontejnerëve dhe më pas nën monitorimin e Policisë së Shtetit zhvendosja e tyre në vendin ku do të depozitohen, një territor i sekuestruar në periferi të Durrësit.

Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor. Ajo u la në radën e jashtme të portit detar në pritje të sigurimit të kushteve të kërkuara nga organi i akuzës durrsake për venddepozitimin e tyre që tashmë është përcaktuar gjithashtu, sipas burimeve të Top Channel. Prej 10 ditësh anija ndodhej në radën e portit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.