VIDEO/ Tifozët izraelitë sulmohen në Amsterdam, 10 të plagosur dhe 3 të zhdukur! Netanyahu dërgon ekipin e shpëtimit

Tifozët izraelitë janë sulmuar në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes Ajax – Maccabi Tel Aviv. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit,

Nëntor 8, 2024 - 09:00
 0
VIDEO/ Tifozët izraelitë sulmohen në Amsterdam,  10 të plagosur dhe 3 të zhdukur! Netanyahu dërgon ekipin e shpëtimit

Tifozët izraelitë janë sulmuar në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes Ajax – Maccabi Tel Aviv.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, dhjetë të plagosur dhe tre të zhdukur është numri i deritanishëm i sulmit brutal që tifozët e Maccabi Tel Aviv pësuan në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes kundër Ajax.

Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme izraelite u bëri thirrje izraelitëve në Amsterdam që të qëndrojnë në hotelet e tyre.

“Shmangni udhëtimet në rrugë dhe mbylluni në hotelet tuaja. Shfaqja e simboleve izraelite dhe hebraike duhet të shmanget”, ishte direktiva e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit.

Raportet nga Izraeli dhe Holanda thonë se ambasada izraelite në Amsterdam po ndihmon për t’i zhvendosur izraelitët të sigurt.

Qeveria e Netanyahut ka dërguar dy avionë për t’i riatdhesuar ata.

Siç njoftoi ushtria izraelite , ajo po dërgon dy avionë në Holandë në një mision “shpëtimi”, me mjekë dhe ekuipazhe shpëtimi në bord, në “koordinim me qeverinë holandeze”.

Videot tronditëse

Në videot e sulmeve, persona të maskuar mund të dëgjohen duke bërtitur “Palestine e lirë”, ndërsa të tjerët mbajnë flamuj palestinezë.

Siç raportojnë holandezët, mes të plagosurve ka disa të lënduar me thikë, ndërsa disa për të shpëtuar nga turma e tërbuar u zhytën në ujërat e akullta të kanaleve që rrethojnë Amsterdamin.

Sipas mediave holandeze, shkak për shpërthimin e incidenteve janë bërë veprimet e izraelitëve, të cilët kanë grisur flamujt palestinezë që ishin varur nga dritaret e shtëpive.

Tifozët izraelitë, nga ana e tyre, denoncojnë një plan të organizuar. Ata pretendojnë se policia i la vetëm tifozët e Maccabi Tel Aviv dhe nuk ofroi asnjë shoqërim kur ata hipën në trena ose u nisën për në hotelet e tyre.

“Policia holandeze na shiti në mënyrë që arabët të na linçojnë”, tha një tifoz pasi mbërriti në aeroportin e Amsterdamit i plagosur dhe i mbuluar me gjak, sipas Jerusalem Post.

Benjamin Netanyahu kërkoi që autoritetet holandeze dhe forcat e sigurisë të veprojnë në një mënyrë “të menjëhershme” dhe “të fuqishme” dhe “të garantojnë sigurinë e qytetarëve tanë” pas incidentit “të tmerrshëm”, të cilin ai e trajton me “seriozitetin më të madh”.

Ministri izraelit i Sigurisë Itamar Ben Gvir pohoi përmes X se “tifozët që shkuan për të parë një ndeshje futbolli u sulmuan me një egërsi të paimagjinueshme thjesht sepse ishin hebrenj dhe izraelitë”./vizionplu.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.