“Braçja” mori dy plumba? Detaje nga hetimi i masakrës në Shkodër: Kontrolle edhe në Fier e Vlorë
Detaje të tjera janë zbuluar nga masakra e Shkodrës, ku humbën jetën katër persona. Policia beson se në makinën e Hamza Licit, ndaj të cilit u bë atentat ka qenë edhe një person i tretë. Dyshimet kryesore të hetuesve janë që bëhet fjalë për vëllain e tij, Ibrahim Licin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Siç […]
Detaje të tjera janë zbuluar nga masakra e Shkodrës, ku humbën jetën katër persona. Policia beson se në makinën e Hamza Licit, ndaj të cilit u bë atentat ka qenë edhe një person i tretë. Dyshimet kryesore të hetuesve janë që bëhet fjalë për vëllain e tij, Ibrahim Licin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Siç raportoi gazetari Besar Bajraktaraj, dyshimet janë që ky person të ketë marrë dy plumba dhe të jetë dërguar në spital për mjekim.
“Të dhënat e policisë dhe më konkretisht dyshohet se personi i tretë që dyshohet se është Ibrahim Lici të ketë marrë dy plumba dhe të jetë dërguar për ndihmë në spital”, u shpreh gazetari Bajraktaraj.
Për këtë arsye, policia i ka zgjeruar hetimet jo vetëm në Shkodër, por edhe në qytete të tjera të vendit. Sipas gazetarit Besar Bajraktaraj dyshohet se ai është mjekuar në një spital privat në Fier.
“Dyshohet që është mjekuar në një spital privat në qytetin e Fierit, mirëpo policia ndonëse ende nuk ka rënë në gjurmë konkrete dhe nuk e ka vërtetuar me saktësi këtë fakt ka kryer kontrolle në disa prej klinikave private jo vetëm në Fier, por edhe në Vlorë sa i përket informacionit të mbërritur me qëllim për të verifikuar edhe personin e tretë që dyshohet se është Ibrahim Lici”, tha gazetari.
Lici rezulton në kërkim ndërkombëtar dhe për këtë arsye policia kërkon që ta arrestojë për veprat penale që akuzohet, por edhe në funksion të ngjarjes së Shkodrës. Nga atentati në fjalë u vra vëllai i Licit, Ibrahim Lici, Arlind Bushati dhe Bashkim e Flutura Basha.
Dy të fundit krejt rastësisht teksa kalonin në rrugë me motor. Makina e Hamza Licit humbi kontrollin dhe i përplasi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme gruas, ndërsa i shoqi ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes.
/a.r
What's Your Reaction?