“Tornado” ndjenjash këtë Nëntor, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat: Kujdes dy ditët e para të javës
Duket se Nëntori do të vazhdojë të sjellë emocione të fuqishme për shenjat e zodiakut. Bazuar në parashikimin që bëri astrologia Chrysanthi Kalogeri në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, hëna e plotë në Dem do të sjellë një javë të tensionuar me çaste befasuese. Hëna e plotë kalon në Dem më 15 Nëntor, […]
Duket se Nëntori do të vazhdojë të sjellë emocione të fuqishme për shenjat e zodiakut. Bazuar në parashikimin që bëri astrologia Chrysanthi Kalogeri në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, hëna e plotë në Dem do të sjellë një javë të tensionuar me çaste befasuese.
Hëna e plotë kalon në Dem më 15 Nëntor, kështu që sipas astrologes duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në sferën financiare dhe të shmangim shpenzimet e kota.
Disa shenja do të përballen me situata që do i nxjerrin nga zona e tyre e komfortit, kurse disa të tjera do të gjenden përballë pasionit dhe dashurisë së jetës. Nga ana tjetër Chrysanthi Kalogeri paralajmëroi shenjat që të tregohen vigjilente në përballimin e “surprizave” të pakëndshme në datën 11 dhe 12 Nëntor.
Chrysanthi Kalogeri: Kujdes këtë fundjavë, jo çdo gjë që shkëlqen është flori, kujdes në lëvizjet financiare dhe në marrëdhëniet personale, mos idealizoni situatën dhe vlerësoni drejt çdo gjë që paraqitet përpara jush. Dy ditët e para të javë që do të vijë, janë ditë të vështira për të komunikuar, për takime dhe biseda. Do të ketë një nervozizëm më të madh me lajme jo shumë të mira që në përgjegjësi do të na bëjnë që të ndjehemi më nevrikë, mund të themi disa fjalë më të ashpra. Në datën 15 do të kemi hënën e plotë në shenjën e Demit, kështu që 15 ditëshi në vijim duhet të fokusohemi në sferën financiare dhe jetën tonë emocionale. Java do të jetë e mbushur me ngjarje dhe zhvillime të papritura që do të na befasojnë dhe do të në nxjerrin nga zona e komfortit. Të ruajmë marrëdhëniet tona, por njëkohësisht do të kemi përfitime si në sferën personale dhe atë financiare. Në fundjavë duhet të jemi më të kujdesshëm dhe të mos biem në kontradiktë me njerëzit tanë të dashur. Do të kemi anulime, por dhe takime të papritura me njerëz të rëndësishëm, kryesorja është që të mos reagojmë pa menduar dhe të ruajmë gjakftohtësinë në rast se do të kemi ngjarje që do të na befasojnë.
Dashi – Kjo do të jetë një javë shumë e rëndësishme për ju për sa i përket sferës financiare. Do të keni mundësi të përfitoni dhe të bëni lëvizje afat shkurtër. Në dy ditët e para të javës lajmet që do të merrni nuk do të përputhen me pritshmëritë tuaja, nuk është nevoja që t’u jepni përmasa ekzagjeruese, mjafton që t’ia lini kohës dhe keni për të parë që nuk kanë ato përmasat që ju keni menduar. Ndërkohë do të keni biseda intime. Nuk do të mungojnë as bisedat sa i përket një investimi apo një tentative financiare që keni menduar të ndërmerrni, çfarëdo që të bëni është shumë e rëndësishme që ju të jeni parashikues për periudhën pasuese. Duke filluar që nga data 11 dhe deri në datën 7 Dhjetor do të keni mundësi që të arrini suksese në punën dhe jetën tuaj sociale. Nuk anashkalohet mundësi për të gjetur dhe dashurinë tuaj të jetës. Por, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në sferën financiare në fund të javës, mos shpenzoni pa hesap.
Demi – Java iu përket ju, pikërisht sepse hëna e plotë zhvillohet në shenjën tuaj. Është momenti që të fokusoheni tek vetja, do të ndjeni shumë nevojën për liri dhe për të ndryshuar disa gjëra. Nëse këto ndryshime vijnë nga ana juaj duhet të jeni shumë të ndërgjegjësuar se përse po i bëni. Ju të lindurit në 10 ditshin e tretë të shenjës duhet të jeni të bindur për lëvizjet që do të bëni. Në rast se ndryshimet vijnë nga faktorë të jashtëm pranojini. Nga data 15 dhe deri në Maj do të gjeni sërish atë mbështetjen në planet dhe synimet tuaja, do të gjeni sërish njeriun që do iu mbështesë, duke i pasur paralelisht më të qarta dhe më të organizuara synimet dhe planet tuaja. Në fillim të javë mos merrni apo jepni hua dhe bëni kujdes në marrëdhëniet me miqtë. Ndërkohë në fund të javës ruani dhe mbroni marrëdhëniet tuaja dhe shmangni konfliktet me njerëzit tuaj të dashur.
Binjakët – Kjo është një periudhë ku duhet të fokusoheni në planet që keni për të ardhmen, duhet të qetësoheni dhe të çlodheni nëse ndjeheni të lodhur. Kushtojini më shumë kohë jetës intime dhe asaj personale. Paralelisht mos bëni kompromise të fshehta, sepse ekziston mundësia që këto më vonë të dalin në pah. Në dy ditët e para të javës duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në punën, bashkëpunimet apo marrëdhëniet tuaja. Do të keni një pengesë në komunikim, por megjithatë duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ndërkohë në fund të javës mos u implikoni në prapaskena dhe gjeni kohën të çlodheni. Menaxhoni me gjakftohtësi situatat të cilat do iu nxjerrin nga zona juaj e komfortit dhe do iu prishin qetësinë në fund të javës.
Gaforrja – Hëna e plotë që zhvillohet në shenjën e Demit iu favorizon shumë në planet dhe synimet tuaja. Ndoshta do të keni ndryshime në planet që kishit deri tani, mund të gjeni papritur një ndihmës ose mbështetje. Por, mund të ndodhë e kundërta, prandaj sido që të jetë duhet të mbështeteni në forcat tuaja. Afërdita e cila kalon që në datën 11 në shenjën e Bricjapit përballë jush do iu japë shanse unike në fushën e marrëdhënieve e të bashkëpunimeve. Paralelisht do të kaloni bukur me miq, shokë dhe të dashurit tuaj në 15 ditëshin e dytë të Nëntorit. Do të keni evente ku do të merrni pjesë, por mos dilni jashtë programit tuaj. Në fillim të javës duhet të jeni sa më korrektë dhe sa më të përpiktë në punë. Gjithashtu duhet të tregoni shumë kujdes në mënyrën e jetesës dhe për shëndetin tuaj. Në fund të javës do të kaloni bukur me miqtë dhe të dashurit tuaj, por në fund të javës diçka mund t’iu befasojë dhe të prishë këtë atmosferë.
Luani – Hëna e plotë që zhvillohet në datën 15 përcakton le të themi pjesën e dytë të Nëntorit, kjo ka të bëjë me jetën tuaj profesionale, punën apo dhe jetën sociale. Është e rëndësishme që të evitoni çdo konflikt apo kontradiktë që mund të lindë. Nëse të tjetër kanë tendencën që t’iu provokojnë, ju duhet të ruani gjakftohtësinë dhe mund të veproni më vonë. Gjithsesi duhet të dini që përpjekjet dhe durimi që do të keni këtë 15 ditësh do iu shpërblejë nga ana financiare. Njëkohësisht mund të keni një përfitim financiar atje ku nuk e prisni. Nga data 11 dhe deri më 7 Dhjetor përditshmëria juaj do të jetë e këndshme. Ndërkohë që dy ditët e para të javës, të hënën dhe të martën duhet të jeni shumë të kujdesshëm në sferën financiare dhe në marrëdhëniet tuaja erotike. Nga ana tjetër prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm në lidhje me fëmijët, nuk është nevoja që për gjëra të vogla të shkoni deri në limite.
Virgjëresha – Hëna e plotë në shenjën e Demit që zhvillohet në datën 15 favorizon komplet planet tuaja për të ardhmen dhe ndryshimet që ju keni planifikuar. Mirë është që këto plane të jenë afatshkurtër, pasi kjo periudhë që ne jemi nuk favorizon planet afatgjata. Gjithashtu duhet të dini se çdo ndryshim apo pengesë që vjen është në favorin tuaj. Që nga data 11 dhe deri në muajin Maj do të keni favore të tilla në fushën e marrëdhënieve apo të bashkëpunimeve, ku ju do të ndërgjegjësoheni për atë aspekt të jetës suaj. Dy ditët e para të javës duhet të jeni shumë të kujdesshëm në problemet që mund të lindin në familjen ose në punën tuaj, kështu që ju nuk duhet të bëheni shumë kritikë dhe analitikë. Që nga data 11 për ju fillon një periudhë shumë erotike, prandaj shfrytëzojeni.
Peshorja – Është momenti që të fokusoheni në sferën financiare. Mund të dalin në pah gjëra që duhen paguar, që ju deri tani i keni harruar. Por, nga ana tjetër mund t’iu vijë një ndihmë ose një mbështetje andej nga ju nuk e prisni. Mund të bëni një bashkëpunim i cili ka për të ndryshuar sferën financiare. Gjithsesi duhet të fokusoheni si në jetën tuaj personale ashtu dhe në jetën tuaj financiare. Afërdita e cila ka kaluar në shenjën e Bricjapit iu fton që të përqendroheni në familje dhe në shtëpinë tuaj. Në dy ditët e para të javës duhet të tregoheni më të kujdesshëm në komunikim me miqtë.
Akrepi – Hëna e plotë në shenjën e Demit në datën 15 dhe periudha e dytë e Nëntorit ju fton që të fokusoheni në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Për ju që jeni në një marrëdhënie personale ose në një bashkëpunim personal, mirë është që të tregoheni protektiv ndaj tyre dhe të veproni në një mënyrë të tillë që të mos i çoni gjërat në limite. Për ju të tjerët që jeni në kërkim të një bashkëpunimi apo të një marrëdhënieje personale do të keni shanset që të gjeni diçka të tillë, por se sa jetëgjatësi do të ketë kjo marrëdhënie varet dhe nga faktorë të tjerë. Është momenti që të promovoni punën tuaj që nga data 11 dhe deri në datën 7 Dhjetor, të bëni sa më shumë takime ose kontakte. Ndërkohë duhet të jeni shumë të kujdesshëm në sferën profesionale, ku do të keni forcën, mundësinë, dhe strategjinë për të arritur atje ku doni, mjafton që të kontrolloni nervozizmin tuaj. Nga data 15 dhe deri në Maj është një periudhë e cila iu ofron mundësinë që t’i jepni formë çdo gjëje që keni në mendje. Njëkohësisht marrëdhëniet tuaja erotike dhe personale do të zhvillohen në një mënyrë të tillë që do iu ndërgjegjësojnë për zhvillimin që do të kenë.
Shigjetari – Në dy ditët e para të javës duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe problemet që mund të shfaqen në familjen tuaj. Nuk është momenti që të merrni vendime apo të reagoni. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës duhet të tregohen të kujdesshëm këtë fundjavë, duhet të vlerësoni shumë mirë situatën në sferën financiare dhe mos bëni veprime të cilat mund t’iu ekspozojnë në vijim, sidomos në pranverën e 2025-ës. Me këtë hënë të plotë duhet të fokusoheni më shumë në përditshmërinë dhe punën tuaj, do të ndesheni me disa situata që do iu befasojnë. Duhet të jeni të fokusuar në punë sepse kjo mund të krijojë prapaskena që nuk do të jenë në favorin tuaj. Nga data 11 dhe deri në datën 7 Dhjetor është një periudhë shumë e mirë ku do të keni dhe rritje të të ardhurave.
Bricjapi – Kalimi i Afërditës në shenjën tuaj që në datën 11 dhe qëndrimi i saj deri në javën e parë të Dhjetorit do iu japë shanse shumë të mira përmes komunikimit. Në krahasim me një periudhë tjetër, do të keni mundësi që të arrini më me lehtësi synimet tuaja. Njëkohësisht prioritet do të marrë puna dhe jeta juaj sociale. Është momenti që të fokusoheni në paraqitjen tuaj dhe të bëni ato ndryshimet që doni. Hëna e plotë që zhvillohet në shenjën e Demit është totalisht erotike për ju, por këtu kërkohet kujdes pasi me lehtësi mund edhe të prishni një marrëdhënie. Ndërkohë që do të keni takime të papritura që mund t’iu befasojnë. Mund të keni dhe dashuri me shikim të parë.
Ujori – Hëna e plotë që zhvillohet në shenjën e Demit vendos përpara jush çështje që kanë të bëjnë me familjen, pronën apo dhe shtëpinë tuaj. Për ju që jeni në prag të një zhvendosjeje, për të ndryshuar shtëpinë apo punën, ndoshta mund t’i realizoni tani këto ndryshime ose kjo hënë e plotë mund të bëhet shkas që të filloni e të mendoni për diçka të tillë dhe t’i zhvilloni në vonë. Të lindurit në dhjetë ditëshin e tretë të shenjës duhet të jenë shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Disa probleme që evitoni tani mirë është që t’i zgjidhni pasi mund që t’i hasni përsëri në Dhjetor. Dy ditët e parë të javë duhet të bëni shumë kujdes në sferën financiare.
Peshqit – Në dy ditët e para të javës duhet të jenë shumë të kujdesshëm në punë, sepse mund të lindin probleme të vogla. Duke filluar nga 15 Nëntor dhe deri në Maj duhet të jeni sa më të përpiktë, të organizuar dhe të ndërgjegjshëm për vendimet që ju doni të ndërmerrni. Nga ana tjetër kjo është një periudhë shumë e mirë për jetën tuaj sociale, mund të zhvilloni udhëtime ose takime me miq. Gjithashtu duhet të keni parasysh se çdo gjë që do të bëni, duhet ta bëni me disiplinë dhe në mënyrë të organizuar.
/a.r
What's Your Reaction?