Goditi me derën e automjetit një 40-vjeçar, në pranga 33-vjeçari
Ka rënë në pranga 33-vjeçari që goditi me derën e automjetit një 40-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta. I arrestuari akuzohet
Ka rënë në pranga 33-vjeçari që goditi me derën e automjetit një 40-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.
I arrestuari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 33 vjeç, banues në fshatin Lekaj, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Lekaj, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin B. Xh., 40 vjeç, banues në Spille dhe më pas e ka dëmtuar rëndë atë duke e goditur me derën e automjetit.
Shtetasi B. Xh. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?