Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 28-vjeçar. Plagosen dy shoferët, njëri prej tyre shqiptar
Një aksident tragjik është regjistruar gjatë natës në Loreggia të Italisë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë ka humbur jetën
Një aksident tragjik është regjistruar gjatë natës në Loreggia të Italisë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë ka humbur jetën në 28-vjeçar. I riu nuk mundi të shpëtonte, pavarësisht ndihmës së menjëherëshme nga mjekët.
Drejtuesi i një prej makinave ishte një 57-vjeçar shqiptar, banues në Treviso, ndërsa shoferi tjetër një 41-vjeçar maroken.
Policia dhe zjarrëfikësit kanë mbërritur mënjëherë në vendngarje, si dhe siç shkruajnë mediet e huaja iu është dashur të punojnë fort për të nxjerrë të plagosurit.
Për të dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident janë kryer teste klinike për të verifikuar gjendjen e tyre psikofizike në momentin e përplasjes. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?