Vrasja e dyfishtë, si nisi konflikti në Klinë ku humbën jetën dy të rinjtë?

Një ngjarje e rëndë tronditi Klinën pasditen e së mërkurës. Dy persona mbetën të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në sheshin kryesor të Klinës në rrugën “Mujë Krasniqi”. Në vendin e ngjarjes, policia konfiskoi një armë zjarri, një karikator, katër fishekë dhe tri gëzhoja. Viktimat janë të moshës […]

Nëntor 14, 2024 - 20:30
 0
Vrasja e dyfishtë, si nisi konflikti në Klinë ku humbën jetën dy të rinjtë?

Një ngjarje e rëndë tronditi Klinën pasditen e së mërkurës. Dy persona mbetën të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në sheshin kryesor të Klinës në rrugën “Mujë Krasniqi”. Në vendin e ngjarjes, policia konfiskoi një armë zjarri, një karikator, katër fishekë dhe tri gëzhoja.

Viktimat janë të moshës 23 dhe 21-vjeçare, Rexhep dhe Albison Shlivova, ndërsa autor i dyshuar është 19-vjeçari Jon Hoti, i biri i ish-nënkryetarit të Komunës së Klinës, Besim Hoti, aktualisht kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë.

Madje edhe krimin A2 mëson se i riu e kreu me armën e të atit, të cilën e kishte me leje nga koha kur mbante detyrën zyrtare në Komunë.

Një prej viktimave kishte humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës. I dyshuari, edhe pse ishte largua rang vendi i ngjarjes, ishte arrestuar vetëm pak orë më vonë.

“Janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet, do të intervistohen shumë dëshmitarë, është intervistuar personi i dyshuar dhe njëkohësisht video-incizimet, provat e tjera gjatë procesit hetimor do të zbulohet edhe motivi i kësaj vrasje të dyfishtë e cila është cilësuar si vrasje e rëndë”, deklaroi Shkodran Nikçi nga prokuroria e Pejës.

A2 CNN mëson nga burimet e saj se ngjarjes së rëndë i kishte paraprirë një konflikt mes dy familjeve të cilat jetojnë në të njëjtin fshat, Jashanicë, por që konflikt nuk ishte raportuar në Policinë e Kosovës.

Për shkak të mundësisë që konflikti të zgjerohet mes familjeve të cilat jetojnë afër, prokuroria ka kërkuar nga policia që të jetë e pranishme 24 orë në fshat.

“Prokurori i Shtetit në aspektin operativ ka autorizuar Policinë e Kosovës që në fshatin ku i përkasin familja e të pandehurit dhe familja e viktimave të vendosen pika statike të Policisë së Kosovës si masa preventive për siguri si dhe njëkohësisht veprime të tjera të cilat në këtë fazë janë konfidenciale”, theksoi Nikçi

Gjykata Themelore e Pejës, pasditen e së enjtes, në bazë të kërkesës së prokurorisë, vendosi që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.