Jurgis Çyrbja përfundon dëshminë e tij në SPAK, mohon akuzat

Nga Blerina Cene Ish- deputeti socialist, Jurgis Çyrbja la qelinë këtë të premte për të dëshmuar në SPAK. Duke mohuar akuzat që rëndojnë

Nëntor 15, 2024 - 14:00
 0
Jurgis Çyrbja përfundon dëshminë e tij në SPAK, mohon akuzat

Nga Blerina Cene

Ish- deputeti socialist, Jurgis Çyrbja la qelinë këtë të premte për të dëshmuar në SPAK. Duke mohuar akuzat që rëndojnë mbi të, ai i dha deklarimet për prokurorin e posaçëm, Adnan Xholi përreth dy orë e 30 minuta.

Nga ana tjetër, dëshmia e tij që konsiderohet sekret hetimor e pritet t’i bashkëngjitet dosjes në adresë të tij.

I akuzuar për vepra shumë të rënda penale nga dekonspirimi i operacioneve policore te përkrahja e autorëve të krimit, e korrupsion, sipas SPAK, Çyrbja ishte shndërruar në mburojën e krimit të organizuar.

SPAK thotë se të paktën në shtatë raste është provuar bashkëpunimi i tij me bandat, përmes aplikacionit të dekoduar, SKY ECC.

Një ndër personat që ligjvënësi socialist jo vetëm paralajmëroi, por edhe strehoi, ishte Altin Hajri, që drejtësia e kishte vënë në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e të ndjerit Jan Prenga.

Në këmbim ai mori mbështetje në vota kur kandidonte për deputet në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Çyrbja, thotë prokuroria, ishte angazhuar personalisht për të vënë në dijeni personat në kërkim, përmes ndërhyrjeve në agjenci të ndryshme të ligjzbatimit në vend, por edhe përmes kunatit të vëllait të tij, Ahmet Masha.

Edhe ky i fundit përfundoi në pranga në 20 tetor, ndërsa Gjykata vendosi t’i linte të dy në burg, ndërsa u shpall në kërkim për të dytën herë edhe Altin Hajri. Nga kontrollet e ushtruata janë sekuestruar, Pesë telefona celularë; Një hard disk i jashtëm; Një pajisje regjistrimi në formë pakete, 1,100 euro dhe Dokumente pronësie.

Ndaj tyre rëndojnë tri akuza, korrupsion aktiv e pasiv, tregimi i sekretit shtetëror dhe përkrahja e autorit të krimit. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.