VIDEO bëri xhiron e rrjetit: Si kundërshtohen ligjet në parlamentin e Zelandës së Re

Në seancë parlamentare në Zelandën e Re u ndërpre përkohësisht pasi deputetët Maori interpretuan një haka. Në këtë mënyrë, deputetët Maori protestuan kundër

Nëntor 15, 2024 - 22:00
 0
VIDEO bëri xhiron e rrjetit: Si kundërshtohen ligjet në parlamentin e Zelandës së Re

Në seancë parlamentare në Zelandën e Re u ndërpre përkohësisht pasi deputetët Maori interpretuan një haka. Në këtë mënyrë, deputetët Maori protestuan kundër një projekt-ligji që rishikon Traktatin historik të Waitangi-t, të vitit 1840.

Ky traktat, i nënshkruar midis Kurorës Britanike dhe krerëve Maori, mbetet themelor për rregullimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

Udhëheqësit Maori e kundërshtojnë draftin me argumentin se cënon të drejtat e popullsisë autoktone.

Maori-t përbëjnë 20% të popullsisë së Zelandës së Re dhe debati thekson përplasjen e vazhdueshme mbi interpretimin e traktatit dhe ekuilibrin e pushtetit.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.