Si po fuqizohet ushtarakisht Shqipëria?
Nga Kreshnik Kuçaj Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë të organizuara në Forca Tokësore, Detare dhe Ajrore. Objektivi është që deri në vitin 2033, Forcat e Armatosura të Shqipërisë të arrijnë kapacitetet e plotë operacionale dhe të jenë të ndërveprueshme me NATO dhe BE. Rritja e tensioneve globale që prej vitit 2014, ka bërë që […]
Nga Kreshnik Kuçaj
Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë të organizuara në Forca Tokësore, Detare dhe Ajrore. Objektivi është që deri në vitin 2033, Forcat e Armatosura të Shqipërisë të arrijnë kapacitetet e plotë operacionale dhe të jenë të ndërveprueshme me NATO dhe BE.
Rritja e tensioneve globale që prej vitit 2014, ka bërë që NATO të ndryshojë strategjinë duke vendosur si objektiv që vendet anëtare të investojnë së paku 2 % të GDP-së për mbrojtjen.
Por sa po investon Shqipëria?
Në fakt, për të dytin vit me radhë, Shqipëria po plotëson kriterin e investimit 2 % të GDP-së për mbrojtjen. Objektivi është që deri në vitin 2033, të arrijë një nivel 2.8 % të GDP-së, sikurse parashikohet në Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2023-2033. Nëse do të analizojmë të dhënat zyrtare të NATO-s, rezulton se jo të gjitha vendet e kanë arritur këtë nivel shpenzimesh.
E në listën e vendeve që ende nuk e kanë arritur këtë objektiv janë Portugalia, Spanja, Italia etj.
Mbetet për t’u parë se si do të ndryshojë situate me presidencën e Donald Trump i cili e ka bërë të qartë qendrimin e tij se kontributi në NATO i vendeve anëtare të saj duhet të ketë një proporcionalitet tjetër.
Më konkretisht, gjatë vitit 2025, buxheti për mbrojtjen është 52.7 miliardë lekë. Me një rritje 4,5 miliardë lekë më shumë se në vitin aktual.
Referuar të dhënave të përpunuara, pjesa më e madhe e buxhetit të vitit të ardhshëm për mbrojtjen do të përqedrohet te Forcat e Luftimit dhe mbështetja e luftimit. Një peshë të rëndësishme zënë edhe emergjencat civile.
Si po fuqizohet ushtarakisht Shqipëria?Ndërkohë, ushtarakët do të përfitojnë në vitin 2025 një trajtim financiar, në nivele që praktikisht bëhen ushtarakët më të paguar në rajon dhe afrohen ndjeshëm me pagat që ofrohen në vendet e tjera anëtare të NATO-s. Rritjet më të lartë e përfitojnë forcat ajrore.
Ndërkohë, janë një serë investimesh ushtarake që janë planifikuar. Në total janë 62 projekte investimi në infrastrukturë dhe 8 objekte të reja. 21 janë projekte në zbatim e sipër ndërsa 8 janë projekte të reja.
Por investimi në teknologji ushtarake pritet të jetë në fokus. Shqipëria po bëhet gati të investojë ndjeshëm në fushën e mbrojtjes gjatë 3 viteve të ardhshme. Një nga investimet më të rëndësishme të planifikuara është padyshim ndërtimi i infrastrukturës për sistemin e mbrojtjes ajrore GBSD SHORAD.
Ky i fundit, është një sistem mbrojtjeje ajrore me bazë tokësore, projektuar për të mbrojtur nga kërcënimet ajrore me rreze të shkurtër, si dronët, helikopterët, avionët me fluturim të ulët dhe raketat kruiz. Instalimi i këtij sistemi është parashikuar të bëhet në aeroportin e Gjadrit duke nisur nga viti 2027.
Në listën e investimeve të planifikuara për përforcimin e sistemit të mbrojtjes së Shqipërisë është edhe investimi në transponderin ushtarak MOD 5 IFF. Ky i fundit është një sistem elektronik që përdoret nga forcat ajrore, tokësore dhe detare për identifikimin e miqve dhe armiqve. Ai siguron komunikim të sigurt midis avionëve, anijeve dhe sistemeve të mbrojtjes për të shmangur zjarret miqësore. Ky investim parashikohet të fillojë në vitin 2026.
Në listën e investimeve është edhe kompletimi me sisteme ILS TACAN, që janë radarë që përdoren për monitorimin e kushteve atmosferike dhe ndihmojnë në planifikimin e fluturimeve.
Për Kuçovën dhe Gjadrin parashikohen që të instalohen sisteme komunikimi tokë-ajër. Po ashtu, Shqipëria parashikon të blejë avionë më krahë FiX Air Tractors, me funksion shumërolësh në vitin 2026. Përdorimi i Air Tractors nga Shqipëria do të rrisë jo vetëm aftësitë për monitorimin ajror dhe operacionet ushtarake, por edhe për përballimin e emergjencave.
Investimet ushtarake të Shqipërisë do të vijojnë me kompletimin me Black Haëk UH 60 dhe të Transponderit ushtarak MOD 5 IFF. Ky i fundit është një sistem elektronik që përdoret nga forcat ajrore, tokësore dhe detare për identifikimin e miqve dhe armiqve. Ai siguron komunikim të sigurt midis avionëve, anijeve dhe sistemeve të mbrojtjes për të shmangur zjarret miqësore.
Sa i përket investimeve në forcat detare, një nga projektet më strategjike që do të financohet është Porti i ri në Porto Romano, ku krahas portit tregtar, do të vendoset edhe infrastruktura për bazën detare të NATO-s. E veç këtij investimi, Shqipëria parashikon të blejë edhe një anije patrulluese luftarake, me sistemet e plota luftarake deri në momentin që të ngrejë industrinë ushtarake të prodhimit të tyre në Pashaliman.
Duke qenë se këto projekte janë të kushtueshme, Shqipëria ka në plan të bëhet pjesë e programit amerikan për skemat e financimit. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zbuloi për herë të parë në emisionin DATAROOM në SCAN se po zhvillohen negociata me Pentagonin që për Shqipërinë të aplikohet e njëjta skemë si me Poloninë, duke aksesuar në kredi të buta për të investuar në fuqinë e zjarrit dhe në mbrojtjen kundërajrore të vendit.
Por cila është gjendja aktuale e personelit ushtarak dhe cilat janë projeksionet e Shqipërisë?
Një nga indikatorët më të rëndësishëm është edhe ai i shpenzimeve për frymë. Sipas “Defence Expenditure of NATO Countries (2014-2024)”, Shqipëria në vitin 2023 shpenzoi 94 dollarë për frymë për mbrojtjen dhe në 2024 shpenzimet u rritën në 114 dollarë për frymë. Sipas këtij raporti, rezulton se Shqipëria është në krye të listës së vendeve të NATO-s që në përqindje (jo në vlerë) ka ‘kapërcimin’ më të shpejtë të shpenzimeve për frymë nga viti 2023 në 2024.
Por shifrat që jep NATO në fakt janë edhe më të larta, nëse do të marrim në analizë që të dhënat e NATO-s nuk janë ‘kalibruar’ me të dhënat e Censit 2023 që na jep mundësinë që tashmë të nxjerrim më me saktësi këtë indikator. Nëse do të marrim parasysh faktin se në Shqipëri banojnë 2.4 milionë pesrona, atëhere shifra e shpenzimeve për frymë do të ndryshonte ndjeshëm. Pra, duke logaritur që shpenzimet për mbrojtje janë për 2.4 milionë banorë, atëhere rezulton se në vitin 2023 shpenzimet e mbrojtjes për frymë ishinb 160 dollarë ndërsa në vitin 2024 kjo shifër arriti në 215 dollarë për frymë. E në këtë mënyrë, në përqindje (jo në vlerë) Shqipëria mund të renditet në vend të parë për ritmin e rritjes së shpenzimeve për frymë.
What's Your Reaction?