“Rritja ekonomike 3.8%”, Raporti i BE për Shqipërinë: U rrit prodhimi, konsumi, pagat dhe punësimi
Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik. Gjatë vitit 2025, pritet që ekonomia shqiptare të rritet 3.8 për qind. Parashikimet janë publikuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian, ku janë marrë në shqyrtim vendet anëtare të BE-së, ato të eurozonës dhe vendet kandidate. Sipas […]
Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik.
Gjatë vitit 2025, pritet që ekonomia shqiptare të rritet 3.8 për qind. Parashikimet janë publikuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian, ku janë marrë në shqyrtim vendet anëtare të BE-së, ato të eurozonës dhe vendet kandidate.
Sipas parashikimeve të Komisionit europian, pas një rënieje të shpejtë në vitin 2024, inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3% të Bankës Qendrore vitin e ardhshëm.
“Ekonomia shqiptare vazhdoi trendin e fortë të rritjes në gjysmën e parë të vitit 2024, me rritjen reale të prodhimit të brendshëm bruto që u ngjit në 4,1%. Konsumi privat shënoi rritje të lartë (4,4% në tremujorin e parë, i ndjekur nga 6% në të dytin), i mbështetur nga rritja e pagave reale, rritja e fortë e kredisë dhe kushtet akomoduese financiare”, thuhet në raport.
Investimet u rritën më shpejt se në vitin 2023 dhe pritet të përshpejtohen në gjysmën e dytë të vitit për shkak të rritjes së shpenzimeve kapitale publike.
Bumi turistik shtyu eksportet e shërbimeve, ndërsa eksportet e mallrave vazhduan të tkurren për shkak të uljes se kërkesës nga eurozona, rënie e çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare dhe forcimi i kursit të këmbimit të lekut.
Komisioni europian evidenton se raport se “Punësimi u rrit në vitin 2023 dhe pritet të rritet më tej gjatë viteve 2024-2026, megjithëse me një ritëm më të moderuar. Shkalla e papunësisë pritet të bjerë më tej. Pavarësisht përmirësimeve në tregun e punës, emigracioni mbetet një problem.
Inflacioni është më shumë se përgjysmuar në 12 muajt e fundit në 1,9% në shtator të vitit 2024.
Sipas eksprtëve të komisionit europian, “Pozicioni fiskal i Shqipërisë u përmirësua në vitin 2023, me deficitin e qeverisë të ulur në 1,3% të PBB-së. Në nëntëmujorin e parë të 2024-ës, të ardhurat u rritën me rreth 10% në terma vjetorë, në përputhje me planin buxhetor.”
/a.r
What's Your Reaction?