Mitsotakis e përjashtoi nga partia, reagon Samaras: Arroganca dhe mungesa e qetësisë shpjegojnë lëvizjen e tij
“Arroganca dhe mungesa e dukshme e qetësisë shpjegojnë lëvizjen e Mitsotakis. I shkëputur nga baza, ai drejton një parti që i ngjan pak
“Arroganca dhe mungesa e dukshme e qetësisë shpjegojnë lëvizjen e Mitsotakis. I shkëputur nga baza, ai drejton një parti që i ngjan pak Demokracisë së Re”, tha Antonis Samaras në reagimin e tij ndaj vendimit të kryeministrit për ta përjashtuar nga partia në pushtet.
Në të njëjtën kohë, Samaras deklaroi se ka folur dhe do të flas vetëm për gjëra që shqetësojnë Greqinë.
“Pra na tregoni ku e kam gabim. Në vështirësinë e qytetarëve për të përballuar situatën? Në agjendën e zgjuar, që ndërsa vetë e solli në Greqi, pas zgjedhjes së Trump flet befas për tiraninë e pakicës? Apo ndoshta sepse propozova Kostas Karamanlisin për President të Republikës?”-tha ai.
Në përfundim të deklaratës së tij, Samaras theksoi se ka sakrifikuar gjithçka për vendin e tij, madje edhe shëndetin e tij.
“Megjithatë, askush nuk mund të më detyrojë të sakrifikoj ndërgjegjen time. Gjyqtari i të gjithëve do të jetë populli dhe historia”, u shpreh ish-kryeministri. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?