Arusha “pushton” fshatin Krenx të Kukësit

Fshati Krenx i vjetër i pozicionuar në juglindje të qytetit të Kukësit, vetëm 6 km. Larg tij, është braktisur nga banorët.Të fundit të mbetur në këtë fshati ishin një familje pensionistësh prej dy anëtarësh. Ata u detyruan të ikin për shkak të mungesës së rrugës por edhe pranisë së kafshëve të egra. Nexhip Kaculi, ka […]

Nëntor 16, 2024 - 19:00
 0
Arusha “pushton” fshatin Krenx të Kukësit

Fshati Krenx i vjetër i pozicionuar në juglindje të qytetit të Kukësit, vetëm 6 km. Larg tij, është braktisur nga banorët.Të fundit të mbetur në këtë fshati ishin një familje pensionistësh prej dy anëtarësh. Ata u detyruan të ikin për shkak të mungesës së rrugës por edhe pranisë së kafshëve të egra.

Nexhip Kaculi, ka jetuar 75 vite në Krenxin e vjetër, por thotë se mungesa e rrugës, bëhet fjalë për 1450 metra të paasfaltuara i privonte banorëve lëvizjen, aksesin drejt spitaleve e shkollave.

Fshati Krenx në fillim të viteve 1990 kishte 80 shtëpi me afro 400 banorë. Pas këtij viti banorët filluan të largohen një nga një në drejtim të Tiranës, Durrësit, Kukësit e rrugëve të emigrimit, ndërsa një pjesë zbriti më afër rrugës së makinës duke ngritur shtëpi të reja

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.