Guardiola dhe Manchester City në prag të rinovimit të kontratës
Kontrata e Pep Guardiolës me Manchester Cityn skadon në verën e vitit 2025 dhe raportet në Angli pretendojnë se ka një marrëveshje verbale
Kontrata e Pep Guardiolës me Manchester Cityn skadon në verën e vitit 2025 dhe raportet në Angli pretendojnë se ka një marrëveshje verbale mes dy palëve për të zgjatur partneritetin e tyre deri në vitin 2026.
Trajneri spanjoll mori drejtimin teknik të skuadrës angleze në verën e vitit 2016 dhe duket mjaft e mundshme që ai të përfundojë një dekadë atje, pasi thuhet se është gati të nënshkruajë një kontratë të re.
Guardiola ka thënë në muajt e kaluar se nuk do të largohet nga Manchester City nëse dënohet për rastin me 115 shkelje financiare (një vendim pritet në pranverën e vitit 2025) dhe shtypi anglez thekson se të dy palët janë afër marrëveshjes.
Administrata e “Qytetarëve” kërkon të mbajë Guardiolën dhe sipas anglezëve ka një marrëveshje verbale për të zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2026. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?